Mëngjesin e sotëm kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pëmres një postimi në rrjetin e tij social ka kujtuar ditëlindjen e politikanit, shkrimtarit dhe humanistit Pjetër Arbnorit.

Arbnori, kaloi 28 vite të rinisë së tij në burgjet famëkeqe të komunizmit dhe sipas Bashës i përkiste një plejade politikanësh të rrallë, të cilët nuk bënë kurrë kompromis me të keqen, që nuk u epën para presioneve apo privilegjeve.

Pjetër Arbnori i tejkaloi me sukses këto sfida, duke u shndërruar në politikanin model ku mllefi dhe hakmarrja për kundërshtarin politik nuk gjeti kurrë vend.

Le ta nderojmë sot Pjetër Arbnorin, gjurmët e pashlyera të tij në historinë e Shqipërisë me urimin dhe shpresën se vlerat që ai solli në politikën shqiptare do të trashëgohen dhe nga brezat e rinj të politikës.”, shkruan Basha në postimin e tij.