TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mbrëmjen e sotme mblodhi në një takim strukturat e partisë, ish-grupin parlamentar, kryesinë dhe kryetarët e degëve për të diskutuar në lidhje me situatën pas tërmetit dhe masat që sipas tyre duhet të merren.
Në mbledhje nuk kanë munguar kritikat kundër qeverisë për menaxhimin e situatës, teksa lideri demokrat u ka kërkuar strukturave të evidentojnë problemet dhe hallet e qytetarëve që janë prekur nga tërmeti.
Kryeministri Edi Rama ka ftuar disa herë Lulzim Bashën që të ulen në një tryezë në dialog, por lideri demokrat e ka refuzuar.