Gjatë bashkëbisedimit, kreu i PD, Lulzim Basha, tha se mungesa e transparencës për diskutimin e këtij buxheti, vjen për arsye se “kjo paketë jo vetëm nuk përmirëson situatën, por krijon vështirësi nisur nga rritja e taksave”. Ndërkaq, sipërmarrësit kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me paketën fiskale, duke u ndalur tek rritja e taksave për karburantet, mos ulja e TVSH për turizmin, etj.
Sipas ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode, paketa fiskale e prezantuar nga qeveria Rama-Meta rrit presionin për informalitet.
Basha theksoi se situata ekonomike e financiare në vend po vështirësohet, dhe sipas tij kjo reflektohet edhe në “uljen e normës bazë të interesit, dhe uljes së vlerësimit nga Agjencia “Standard&Poor’s”’.
“Dëgjesat dhe konsultimet me grupet e interesit duhet t’i paraprinë të gjitha nismave të rërndësishme. Buxheti dhe paketa fiskale është një nga masat më të rëndësishme që qeveria merr, dhe kur propozohet një ndruyshim dramatik i sistemit të tatimit duhet të disktuohet me grupet e interesit. Duhet të rikuperojmë mungesën e transparencës.
Përballë kemi një buxhet dhe paketë fiskale që jo vetëm nuk përmirëson situatën, por sjell vështirësi. Kjo është arsyeja pse është shmangur transparenca dhe diskutimi me grupet e interesit.
Situata po vështirësohet. Mbrëmë kemi patur shenjën e fundit të uljes brenda dy javësh të normës bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje. Ndërsa “Standard&Poor’s” uli vlerësim nga B+ në B.
Në raportet e ndërkombëtarëve është treguar se instrumenti kryesor që mbajti Shqipërinë jashtë krizës ishte klima e biznesit, ku vlerësohet merita e taksës së sheshtë në 10%.
Niveli investimeve të huaja direkte në Shqipëri, pavarësisht krizës mbeti i lartë, duke garantuar në këtë mënyrë investitorët.
Largimi arbitrar ndaj taksës së sheshtë dhe rritja e tatimit mbi fitimin do ta kapë për fyti këtë rritje njomëzake që vendi ka gëzuar për 5-6 vite me radhë. Kjo rritje do ndikojë një klimë negative, do trembë investitorët. Ky është shqetësim i madh për ne, pasi e dimë se ju jeni një nga forcat më të mëdha për zhvillimin, punësimit, mirëqenies dhe stabilitetit. Kemi shprehur kudnërshimin tonë ndaj kësaj qasje, se s’mund të quhet program.
Sfida e kësaj qeverisje është të vazhdojë ta mbajë vendin jashtë krizës, dhe të vijojë rritjen ekonomike edhe pse me ritme më të ulëta. Papërgjegjshmëri absolute që tregohet nga paketa fiskale, dhe mungesa e vullnetit për ta diskutuar me grupet e interesit. Mungesa e paligjshme dhe shkelja e afateve nuk duhet ta shtyjë edhe Kuvendin në kushtet e paligjshmërisë, le të dëgjojonë qytetarët tanë, përfaqësues të bizneseve të mëdha, të mesme e të vogla, përfaqësues të dhomave të tregtisë, etj.”, tha Basha.
Nëpërmjet një njoftimi për mediat, PD theksonte dje se se kjo forcë politike do të bëhet zëri i biznesit shqiptar për ta përfaqësuar atë në diskutimet që do të bëhen në parlament.
“Duke e konsideruar biznesin si gjeneratorin e zhvillimit ekonomik, Partia Demokratike është e gatshme të jete zëri i biznesit në Parlament”, thuhej në njoftimin e PD-së.
BREGASI: KERKOJMË ULJEN E INFORMALITETIT, JO RRITJEN E TAKSAVE
Kërkojmë uljen e shkallës së informalitet dhe jo rritjen e taksave. Dhe kur të kemi konsumuar plotësisht sistemin e administrimit le të mendojmë për rritje taksash, por jo të demtojmë binesin. Duhet të ketë fillimisht objektiva për uljen e informalitetit. Pakëta fiskalë është ngarkesë për sipërmarrësit. Ju nuk keni vota për ta kudnërshtuar paketën fiskale, por detyra juaj dhe jonë është që t’i themi gjërat siç janë. Sipas pikëpamjes sonë, kjo paketë është bërë pak shpejt, e nxituar, pa u menduar mirë”, tha Luan Bregasi, drejtues i “Biznes Albania”.
SHOQATAT E TRANSPORTIT, IBRAHIMI: TAKSA PËR NAFTËN NA DËMTON, RRIT KOSTOT
“Taksa e karburantit që mendohet të vendoset për karburantin, sjell rritjen e çmimit, dhe ndikon edhe në prodhim edhe në shërbim. Për ne që jemi në transport, kjo rritje ka vlerë të madhe, pasi na rrit kostot. Kjo ndikon negativisht edhe tek kompanitë e mëdha të transportit. Është e nevojshme të ndërhyhet edhe për transportin urban në kryeqytet. Ose duhet të rritet çmimi i biletës, ose të hiqet akciza për naftën. Qeveria foli ndryshe kur ishte në opozitë, e ndryshe tani. Nuk mund të bëhen lëvizje të mëdha. Në 8 vite janë rritur paralelisht pagat dhe taksat, ndërsa rritja e menjëhershme na dëmton” tha përfaqësuesi i Shoqatës së Transportit Urban, Ibrahimi.
SHOQATA E NDËRTUESVE: TË DËGJOHET ZERI YNË, PARA SE TË SHKOJNË PËR MIRATIM
“Gjetja e një politike që sektori i ndërtimit të vihet në lëvizje sa më shpejt do të ndihmojë në përmirësimin e situatës dhe të zgjidhet ngërçi. Ne kemi kërkuar që zëri ynë të dëgjohet, para se këto paketa të shkojnë për miratim. Për tatim-fitimin ndërtimi ka një specifikë, se kontratat tona maturohen në një kohë më të gjatë. Kemi kërkuar që ne paketë të përfshihet problemet që kanë të bëjnë me kontrollin fiskal në sektorin e ndërtimit. Problem specifik mbetet dialogu që kërkojmë për shlyerjen e detyrimeve të borxhit. Nuk kërkojmë shlyerje të menjëhershme, por nëpërmjet diglogut kërkojmë një zbutje në kohë, për të vënë në lëvizje këtë ingranazh, që tashmë është ndalur. Shoqatae ndërtuesve kërkon që në buxhet të përfshihet përfundimi i punimeve në të gjitha infrastrukturat e nisutra dhe të pambaruara. Vetëm kështu mund të rritet siguria rrugore, me kompletimin me sinjalzimin e nevojshëm.”, u shpreh përfaqësuesi i Shoqatës së Ndërtuesve.
ZAK TOPUZI: TË MBAHET PREMTIMI PËR ULJEN E TVSH NË TURIZËM
“Gjatë këtij viti pati një ulje të të ardhurave nga turizmi në Shqipëri. Një nga mbështetjet kryesore të programit të qeverisë ishte ulja e TVSh-së për turizmin. Por u njoftuam se kjo ulje nuk do bëhet, me argumentat se FMN nuk ka rënë dakord. Ne nuk kërkojmë asgjë më tepër sesa zbatimin e direktivave të BE. Këtë e kanë zbatuar pothuajse të gjitha vendet e Europës. Mesatarja e pjesës së Ballkanit është 7%, ndërsa ne e kemi 20%. FMN nuk mund të alë kundër vendimeve të BE. Ne nuk po kërkojmë ta bëjmë 5% sa Maqedonia, por niveli që kemi prej 20% është i lartë. Turizmi sjell të ardhurave, si dhe rrit numrin e të punësuave, ndaj kërkojmë që kjo qeveri të mbajë premtimet, në mënyrë që të realizohet një nivel më i lartë punësimi. Të zbatohen politika stimuluese”, tha Zak Topuzi, kryetar i Shoqatës së Hotelierëve.
SIPËRMARRËSIT: RRITJA E TAKSAVE PËR KARBURATËT DËMTON TRANSPORTIN DHE BUJQËSINË
“Janë goditur publikisht koncesionet. Ka shumë kontrata që kanë shkelur dhe kanë shkelur afatet, dhe këto duhet të rishikohen, por jo ato që nuk kanë abuzuar. Pas 23 qershorit është goditur besimi konsumator dhe investitor. Përsa i përket veprimeve fiskale që janë marrë, besoj se më e vështirë është rritja e taksës për karburantet, pasi dëmton kompanitë e transportit, dhe për bujqësinë. U tha që do hiqej akciza, por po ndodh e kundërta. Qeveria, jashtë qendrimeve politike, duhet të tregojë vëmendje për një proces që është në vijim, për hidrocentralet në lumin Devoll; disa hidrocentrale që fillojnë për disa muaj, rruga Tiranë-Elbasan; ka edhe mjaft projekte të tjera, që po t’u kushtohet vëmendje, mund të kthehen në eficencë, duke vënë ekonominë në lëvizje dinamike”, shpehen sipërmarrësit.
SIPËRMARRËSIT: TË LUFTOHET INFORMALITETI, BIZNESET TË PAGUAJNË TVSH
“Biznesi ankohet për nivelin e informalitetit. Më vjen keq që nga politika është folur pak për këtë problem të ngritur nga biznesi. buxhetit i mungon e ardhura që vjen nga TVSH, pasi në mjaft raste shitjet nuk shoqërohen me kuponin tatimor. Çdonjëri duhet të paguajë atë që i takon në buxhetin e shtetit, në mënyrë që të ketë të ardhura, pas qenë e nevojshme të rriten taksat. Do doja të ishte një vullnet politik që platforma e luftës ndaj informalitetit të ishte platformë e qeverisë shqiptare sot. Nëse luftohet informaliteti, do ofrohen edhe investitorët seriozë për të krijaur edhe vende pune. Bizneset duhet të jenë të gjtihë subjekte të pagimit të TVSh. Por ndërkaq duhet të përmirësohet edhe klima e biznesit”, u shprehen sipërmarrësit.
BODE: KJO PAKETË FISKALE RRIT PRESION PËR INFORMALITET
Sipas ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode, paketa fiskale e prezantuar nga qeveria Rama-Meta rrit presionin për informalitet.
“Rritja e tatimeve përbën një problem për situatën në të cilën ndodhemi, ku sistemi bankar për shumë arsye ndihet hezitues, dhe biznesi nuk ka ku të drejtohet për të marrë kredi bankare. Kredia është bllokuar për shumë arsye. Në këtë vit të vështirë të bllokosh dhe investimet që vijnë nga të ardhurat nga biznesi, nuk është e drejtë. Kjo paketë dhe ky sistem taksash nxit informalitetin. Masat represive për moslëshim fature janë shumë të forta dhe bizneset do vendosen në një pamundësi. Kjo paketë fiskale rrit presion për informalitet dhe për korrupsion”, tha Bode.
BUXHUKU: DUHET T’I JAPIM PËRGJIGJEN E DUHUR INSTITUCIONEVE NDËRKOMBËTARE
“Duhet të dimë kur duhet t’u themi jo institucioneve ndërkombëtare kur ka arsye të qarta, dhe të jemi pro aty ku duhet. Ne duhet të mbrojme pasuritë tona natyrore. Nafta, mineralet, etj.”, tha Buxhuku.
BASHA: DO MBËSHTESIM KËRKESAT TUAJA
Në fund të takimit, kreu i PD Lulzim Basha, garantoi përfaqësuesit e biznesit në vend se do të paraqesë dhe mbështesë në diskutime në komisionet parlamentare.
“Do të vazhdojmë këtë dialog edhe në ditët e ardhshme, nesër kemi takim me përfaqësues të binzesit të huaj, pasnesër me përfaqësues të agrobiznesit, dhe në ditën e 4 të tryezës së rrumbullakët me aktorë të tjerë të grupeve të interesit. Do i paraqesim dhe mbështesim kërkesat tuaja. Rritja e borxhit, e defiçitit, e taksave për karburantet dhe pronat e të tjera, sjellin rrënim, dhe rrezikojnë vendet aktuale të punës”, tha Basha.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)