Basha me drejtuesen e misionit të BB: Shteti 600 milionë euro detyrime të prapambetura, aferat korruptive të maskuara si PPP
Lulzim Basha dhe Maryam Salim
TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha u takua ditën e sotme me drejtuesen e misionit të Bankës Botërore Maryam Salim dhe ekipin e saj për të diskutuar lidhur me situatën ekonomike në vend. Basha tha se ekonomia shqiptare është e zhytur në kolaps, ndërsa shtoi se 1 në 2 shqiptarë nuk plotëson kriteret minimale të mbijetesës.
Ai u shpreh se shqetësim është rritja me 600 milionë euro e borxhit publik, teksa premtoi se Partia Demokratike do të jetë e angazhuar për ta ringritur ekonominë me taksa të ulëta dhe mundësi punësimi për çdo shqiptar.
"Sot zyrtarisht, 1 në 2 shqiptarë nuk plotëson kriteret minimale të mbijetesës. Konsumi është në minimumin historik. Rënia rekord e besimit në ekonomi nga qytetarët dhe biznesi e bën vitin 2020 akoma dhe më të vështirë se ai që lamë pas.
Shqetësimi kryesor është te rritja pa kriter e borxhit publik, rritja e detyrimeve të prapambetura me 600 milionë euro, kriza ekonomike dhe rreziqet nga aferat korruptive të maskuara si PPP dhe koncesione korruptive. Kjo e shoqëruar edhe me aferën e të ashtuquajturës Korporatë e Investimeve e kanë kthyer Shqipërinë në vendin me ekonominë më të rrezikuar në rajon.
Konfirmova angazhimin tim se për Partine Demokratike nuk ka betejë më të rëndësishme se lufta ndaj korrupsionit shtetëror, i cili po largon shqiptarët, po shkatërron ekonominë dhe po vret shpresën.
Partia Demokratike është e angazhuar për ta ringritur ekonominë dhe rikthyer shpresën e besimin se vetëm me punë të ndershme e të drejtë, me konkurrencë të lirë, me taksa të ulëta do ta kalojmë këtë krizë e do të krijojmë mundësi punësimi e zhvillimi për çdo shqiptar", tha Basha.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
23.1%
-
As i mirë as i keq
32.2%
Vota total: 1783
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha me kampionin e boksit Mario Cani: Shqiptarët kërkojnë vetëm mundësinë, shkëlqimin dhe suksesin e arrijnë vetë
26 Dhjetor, 13:22
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor, 12:35
-
Paralajmërimi i Bashës për opozitën: Koha na dha të drejtë, pazari Rama-Berisha për të mbrojtur pandëshkueshmërinë, ishte mesazh kundër SPAK
21 Dhjetor, 16:57
-
Basha publikon videon e Berishës: Dikur na akuzonte ne, por sot pranoi pazarin me Ramën
20 Dhjetor, 18:11
-
Basha: Siguria e Kosovës, pjesë e pandarë e sigurisë sonë kombëtare
20 Dhjetor, 13:38
-
Banka Botërore miraton mbi 2 miliardë dollarë për Ukrainën, mbështetet te asetet e ngrira ruse
20 Dhjetor, 10:11
-
Ylli Pata: Opozita rikthehet vetëm nëse bën 'Kongresin e 10' për të dënuar Sali Berishën!
19 Dhjetor, 17:59
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor, 14:16
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor, 09:16
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit
18 Dhjetor, 16:22
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor, 12:53
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor, 18:37
7*7=63
PërgjigjuO legen shto dhe 220 milion euro qe vodhe ne rrugen e Kombit
Përgjigju