Basha: Me Edi Ramën në pushtet Shqipëria po shkon drejt një grushti shteti

Basha: Me Edi Ramën në pushtet Shqipëria po shkon drejt një grushti shteti

1560428341_basha.jpg

Lideri demokrat Lulzim Basha deklaroi se Shqipëria sot po shkon drejt një grushti të shtetit pasi Rama qeveris duke bashkëpunuar me kriminin.

"Shqipëria po shkon drejt një grushti shteti me Edi Ramën në pushtet. Në këto kushte kur tashmë nuk ka asnjë iluzion dhe asnjë pikë dyshimi se zgjedhjet parlamentare të cilat u diktuan nga krimi dhe kërcënimet, shantazhet shitblerja e votës nga Advdylajt dhe Bajrat. Anembanë Shqipërisë rrjtet kriminale të konsideruan si të tilla nga raportet, dy vite më parë të udëhruar nga Rama dhe kupola socialiste asgjësuan procesin zgjedhor. Raporti i ministrave teknikë në  fund të korrikut të vërtetoit shitblerjen e votës. Për më shumë se dy vite prokuroria fjeti mbi dosjet kriminale për të kapur në flagrancë kriminelët duke bashkëpunuar me Ballën, Sterkajn, Gjinknurit, Manjën dhe Xhemal Qefalinë. Kjo shkallë masive e shitblerjes së votës ishte shkaku i vetëm i rezultatit paradoksal. Por kjo nuk ka nisur në 2017. në 2015 Rama kandidoi për bashkitë në vend kriminelë të kërkuar nga interpoli me disa emra. Kjo është fillesa e lidhjes me krimin. në parlamentin e vitin 2013 deputetët e PS erdhën nga burgur të kërkuar për trafik droge, vajzash, vrasje dhe lidhje me krimin e organizuar. 2013 është gjeneza e bashkëpunimit të Ramës me krimin e organizuar. shumëkush mund të mos e ketë dëgjuar

Rama e nisi me krimin që në krye të bashkisë së Tiranës. Gjatë kohë kur qeverisi Tiranën nuk dha kurrë një plan të përgjithshëm urban me qëllimin që të ishte vetë Ali e vetë Kadi për dhënine e lejeve për ndërtime. Këto 10 vite shërbyen që të akumulonte muskulin kriminal", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Si do t'i pengojë opozita zgjedhjet? Basha: Qytetarët kanë forcën për të mos lejuar grusht shteti VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i PD në burg, reagon Basha: Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën, jep Salianjin! Nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje

Deputeti i PD në burg, reagon Basha: Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën, jep Salianjin! Nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje