DURRES - Kryetari i PD-së Luzim Basha i shoqëruar nga Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit bregdetar.
Basha këmbëngul që vota e 21 qershorit është votë për t’i diktuar qeverisë uljen e taksave, faljen e kamatvonesave dhe çështje të tjera që janë në varësi të pushtetit qëndror.
“A ka shpresë se do të bëhet më mirë nesër? Në dy vite taksat janë rritur, ndonëse RamaMeta premtuan se do t’i ulnin. Në dy vite janë rritur çmimet, ka rënë fuqia blerëse. Me të njëjtat pensione blihet më pak, paguhet më shumë, jetohet më keq. Ku janë 300 mijë vendet e punës? Ku është ulja e çmimit të dritave?! Ku është hapja e universiteteve për të rinjtë?! Edi Rama dhe Ilir Meta, të dy së bashku dhe veç e veç, organizojnë estrada dhe me një tufë memecësh përpara recitojnë të njëjtën histori çdo ditë, pa u bërë merak se asnjë prej shqiptarëve nuk merr përgjigje për këto pyetje. Në rastin më të mirë shqiptarët marrin sulmin ndaj opozitës, ndaj meje, ndaj Gridës. Çfarë fshehin këto? Mungesën e përgjegjësisë. Nuk u përpoqën që të mbajnë këto premtime, nuk bënë as më të voglin mundim për t’i mbajtur, u provuan që morën votën dhe mashtruan qytetarët” deklaroi Basha.
Përveçse kamarier, Lulzim Basha tha se punuar në jetën e tij edhe si operator në Call Center.
“Kam punuar dhe unë parttime në Call Center kur kam qenë student. Por nuk mund të jetë kjo e ardhmja e studentëve. Duhet të krijojmë një klimë miqësore për biznesin, që të hapen vendet e reja të punës. Ne kemi krijuar në Bashkinë e Tiranës fondin e garancive, ku shumë biznese kanë marrë kredi që në kushte të tjera nuk e merrnin dot”, tha Basha.
Duma tha se do t’i jepet fund qëndrimit të rinjve në kafene, duke premtuar se qyteti do të ofrojë më shumë mundësi dhe angazhime për to.
Duma: Rinia që jeton në periferinë e qytetin meriton përuljen time, ajo mban gjallë shpresën
Gjatë fjalës së saj në bashkëbisedimin me të rinjtë durrsakë, kandidatja e djathtë për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma deklaroi se rinia është e ardhmja e këtij qyteti dhe se ata do të jenë në fokus të punës së saj.
Duke folur për këtë pjesë mjaft të rëndësishme të shoqërisë, ajo ka thënë se rinia që jeton në periferinë e qytetin meriton përulje e saj, pasi ajo mban gjallë shpresën.
“Nëse keni vështirë, dhe në momentet që i kap duart, është ajo shprehja ‘ishalla’. Nuk ka më ishalla, por do ta bëjmë. Ky është një qytet i mrekullueshëm. Mjaft më të rinj në kafene, me ippohne në dorë, tani më duhet një rini që duhet të ketë parkun e gjelbër, një kënd sportiv, të ketë arsye për me marrë 10. Madje të kenë arsye që jo vetëm Tirana të na marrë të rinj, por ti marrim asaj ata që i kemi dhënë. Modeli i të ardhmes nis nga ju, dhe këtë e kemi me mirëkuptim të prindërve. Ka pa fund për të thënë, por do thoja se kam një ëndërr. Se këtë vendin këtu dua ta shoh me ca varka dhe me liman. Do doja që të rinjtë të bënin dhe gara me varka, pasi bëjmë gara në pishina. Duhet të shkojmë drejt atij modeli që qyteti të lulëzojë me potencialet e tij. Rinia që jeton në periferinë e qytetin meriton përuljen time. Ajo e mban gjallë shpresën dhe është e para që është në gjendje të ndryshojë faqen. Kam përulje për ata, pasi nuk bëhet jetë rinore, pasi atje sot ka punë. Unë e quaj tashmë ‘luftë frontale e papunësisë’, sepse është nëna e të gjitha të këqijave papunësia. Ndaj kësaj lind dhe jonjeriu, që nuk ka dinjitet. Këtu ka talente, ka talente ky qytet. Kam një dëshirë dhe sugjerim; Na lexoni programin, që të shkojmë drejt një politike çfarë dhe jo një politike kush”, tha Grida Duma.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO