Një demokrat nga Berati gjatë aktivitetit që Berisha zhvilloi në kuadër të zgjedhjeve për kreun e PD, nxori nga xhepi një shishe me raki. Ai iu drejtua Berishës si dollibash, duke i kërkuar që ta prijnë drejt fitores. Po ashtu, ai ironizoi ish kryetarin e PD, duke thënë se kapitulli i tij është i mbyllur dhe ajo që duhet të bëjnë tani është të merren me ringritjen e Partisë Demorkatike.
“Nuk duhet ta përmendim më Bashën, ai është kapitull i mbyllur. Për mua Basha është një fëmijë i edukuar, sepse ai lajmëroi k*ka k*ka, por ne nuk e nxorëm jashtë dhe na i bëri në mes të shtëpisë. Ne do merremi me ringritjen e PD. Ke një amanet nga mua, kur të shkosh në Parlament do t’i thuash Ramës të bisedojë me stafin e botës së përtejme nëse ata kanë ndërmend që mua të më shpërblejnë me xhenet dhe atje është Edi Rama le të më çojnë në xhenem mua. Tani doktor, të gjithë ata që me denigruan unë nuk jam pijanec Berat. Të kam gjetur dollibashë, duhet të na prish përpara drejt fitores dhe kastile e mora”, tha ai.
Lajmi kryesor: