Basha zbulon programin në Federatën Globale për Konkurrueshmëri: Taksë e sheshtë 9%, trajnime për 25 mijë të rinj, investime në teknologji dhe Inteligjencën Artificiale

Basha zbulon programin në Federatën Globale për Konkurrueshmëri: Taksë e sheshtë 9%, trajnime për 25 mijë të rinj, investime në teknologji dhe Inteligjencën Artificiale

Lulzim Basha në panelin e Federatës Globale të Këshillave për Konkurrueshmëri

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, mori pjesë në panelin e organizuar nga Federata Globale e Këshillave për Konkurrueshmëri, në prani të politik-bërësve dhe drejtuesve të korporatave të rëndësishme botërore, lidhur me ndikimin e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale në shoqëri dhe tregun e punës.

Basha ka folur për programin ekonomik të demokratëve eueoatlantikë, i cili synon të shndërrojë Shqipërinë në një qendër teknologjike rajonale.

Ai theksoi rëndësinë e investimeve në teknologji dhe Inteligjencë Artificiale për zhvillimin ekonomik të vendit.

Basha tha se plani përfshin një reformë të thellë në arsimin universitar, e cila do të mundësojë përgatitjen e të rinjve për një treg pune modern. Gjithashtu, trajnime profesionale për 25 mijë të rinj shqiptarë në fushën e teknologjisë, duke ofruar paga konkurruese dhe mundësi për të rinjtë që të zhvillohen brenda vendit.

Sipas rij, programi parashikon gjithashtu një taksë të sheshtë prej 9% dhe mbështetje për iniciativat private, me synimin që ekonomia e re të ofrojë stabilitet dhe shpresa për brezin e ri shqiptar.

Postimi i plotë i Bashës:

“Ishte kënaqësi të diskutoja vizionin e Demokratëve Euroatlantikë për qeverisjen e re të vendit, në një panel të organizuar nga Federata Globale e Këshillave për Konkurrueshmëri, në prani të politik-bërësve dhe drejtuesve të korporatave të rëndësishme botërore, lidhur me ndikimin e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale në shoqëri dhe tregun e punës.

Me një potencial të jashtëzakonshëm të rinjsh të talentuar, Shqipëria ka të gjitha mundësitë të shndërrohet në një lider rajonal në fushën e teknologjisë dhe të tërheqë investime të mëdha.

Ne kemi hartuar një model ekonomik që inkurajon iniciativën private dhe sipërmarrjen e lirë, të mbështetur nga një qeveri e vogël dhe transparente, për t’u përshtatur me sfidat e reja.

“Ekonomi e re për një brez të ri, next generation” është programi ynë për rininë shqiptare.

-Arsimi universitar do t’i nënshtrohet një reforme të thellë, e cila synon të mundësojë që universitetet shqiptare, në bashkëpunim me qeverinë e ardhshme, investitorët e huaj dhe vendas, të prodhojnë jo vetëm të rinj me diploma, por profesionistë të përgatitur për një treg pune me mundësi të pashtershme për ekonominë e së ardhmes dhe teknologjinë e informacionit.

-Brenda katër viteve të para, angazhohemi për trajnimin profesional të 25 mijë të rejave dhe të rinjve shqiptarë në fushën e teknologjisë së informacionit, në katër kampuse të mëdha ku do të përfshihen ekspertët më të mirë nga Europa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shqiptarët që shkëlqejnë në këtë fushë. Kjo do të mundësojë që këta 25 mijë të rinj të jenë profesionistë të gatshëm për një treg pune, me një pagë mesatare jo më të ulët se 2000 euro në muaj.

-Për 5 mijë të rinj që nuk ndjekin universitetin, por që do të aftësohen përmes kurseve profesionale, dhe për 5 mijë studentë të sapodiplomuar, do të ofrojmë stazhe të paguara pune për një vit, me pagë minimale.

-Kjo urë e sigurt drejt punës, së bashku me taksën e sheshtë prej 9%, do të mundësojë që të rinjtë shqiptarë të shohin me shpresë mundësitë e një ekonomie të re, një ekonomie dinamike që ofron siguri dhe mundësi”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?