Basha: Nuk do i kërkoja asgjë presidentit. Nuk ulem me Ramën pa u dorëhequr si kryeministër

Basha: Nuk do i kërkoja asgjë presidentit. Nuk ulem me Ramën pa u dorëhequr si kryeministër

1560426649_basha7.jpg

A do t'i kërkonte presidentit shpërbërjen e parlamentit? Kreu demokrat gjatë një konference për mediat me gazetarët tha se nuk i ka kërkuar dhe nuk do t'i kërkojë asgjë presidentit Meta.

I pyetur për tërheqjen nga protesta pas thirrjes së Presidentit Meta, të shtunën e 8 qershorit kur ai anuloi zgjedhjet, Basha tha se nuk ka asnjë moment pauze, dhe se protestat do të vijojnë.

Lideri demokrat tha se nuk do të tërhiqet nga largimi i Edi Ramës. "Ai që ka shkaktuar problemin nuk mund ta zgjidhë problemin", tha Basha. Ai tha se nuk do të ulet në tryezë me Ramën, edhe nëse tryezën e thërret Presidenti Meta. Përsakohë Rama është kryeministër, nuk ka dialog- theksoi Basha.

"Unë nuk i kam kërkuar asgjë dhe nuk do t’i kërkoj asgjë presidentit të Republikës, sepse unë nuk besoj se zgjidhja e kësaj krize përmes akteve të presidentit të Republikës. Edi Rama ka faktuar se nuk do tja dijë për kushtetutën, as për ligjet, as për drejtësëinë, as për miqtë ndërkombëtarë, sepse është thjesht një njeri i kapur në krim dhe i kapur nga krimi.e vetmja forcë që mund ta ndalë rënien e kësaj shoqërie nën tiraninë e krimit dhe korrupsionit, me në krye një ilegjitim si Edi rama është forca e njerëzve të bashkuar. Kështu ka ndodhur kudo ku shoqëritë e civilizuara janë përballur me sprova të tilla, kështu po ndodh edhe këtu. Ftesa ime ndaj çdo qytetari është që të heqë çdo iluzion se do ketë ndonjë zgjidhje “deus ex machina”, me dorën e Zotit.", u shpreh kryetari i Partisë Demokratike.

Për të, zgjedhjet nuk janë çështje date.


Lajmi kryesor:

Si do t'i pengojë opozita zgjedhjet? Basha: Qytetarët kanë forcën për të mos lejuar grusht shteti VIDEO)


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë