Në këtë 30 vjetor, Basha nuk është vetëm

Në këtë 30 vjetor, Basha nuk është vetëm

Lulzim Basha

Disa u përpoqën ta tradhtonin Bashën nën logjikën e kapjes së pushtetit ose për të arritur në pushtet. Në fakt ata tradhtuan vlerat për të cilat ishin, ose më saktë dëshmuan se sa fals kanë qenë që në fillim në ato vlera. Një gjë është e sigurt, se me largimin ndaj Bashës dhe me rreshtimin në anën tjetër, dëshmuan se ata llogarisin faktorët e pushtetit pa marrë parasysh vlerat. Megjithatë, t'ia lëmë kohës nëse këta faktorë që kanë zgjedhur do të jenë fitues për ta ose do ju kthehen në bumerang, duke humbur ndoshta përgjithmonë mundësinë që të jenë pjesë reale e një PD, europiane, perëndimore e demokratike!

Në fillim e sulmuan Bashën me çdo metodë edhe jo burrnore, i ngarkuan në shpinë gjjthe6 mëkatet e tyre duke e konsideruar brenda PD si një "Jezus", të gatshëm për ta sakrifikuar për të mbrojtur veten ose për të purifikuar veten!

Pastaj, bën gjithçka, edhe të pandershme për të aluduar se Basha ishte vetëm, i braktisur, që nuk përfaqësonte shumicën. Sigurisht, më shumë se gabuan, ata dështuan, sepse Basha, nuk është çështje ish Kryetari, por ai sot është një model, një ide dhe një vizion!

Basha është model që ndan të kaluarën me të ardhmen, që mbron vlerat perëndimore për të cilat PD u themelua dhe ka justifikuar qëndrueshmërinë e saj politike 30 vjeçare dhe ndoshta arsye e dëshmia, se misioni i saj nuk ka mbaruar në politikën shqiptare, por është motivi kryesor për ta udhëhequr Shqipërinë në vitet e ardhshme!

Basha, nuk është vetëm, jo se ai është më i miri, i pazëvendësueshëm, por, sepse ai, pranojë në emër të demokratëve të vetë sakrifikohet, të bëhet mënjanë, edhe pse në fakt ndaj tij nuk kishte asnjë vendim apo stigmatizim! Ka shumë, por shumë të rinj e të reja, brenda e jashtë PD, që sot kanë të njëjtat teza e qëndrime në lidhje se si duhet të jetë PD, çfarë qëndrimesh duhet të ketë ajo me SHBA  e vendet e tjera të NATO-s. Basha nuk është vetë frymëzimi për ekselencë, por ndoshta është vetë rezultati i një frymëzimi të një kategorie të rëndësishme shqiptarësh që janë të lodhur nga e njëjta politik që në këto vite ka prodhuar sakrifica e vuajtje për ta.

Basha, nuk është vetëm, por ai është njëri mes mijërave të tjerë që mendojnë e besojnë se kjo lloj politike konfliktuale, boshe, pa ide duhet të marr fund! Koha të fut në lojë e vjen një moment që vetë koha për shkak te konsumimit të saj të nxjerrë jashtë loje!

Në këtë 32 vjetor, PD është momenti të bëj llogarinë me të kaluarën, me sukseset, dështimet e gabimet! PD duhet të kërkojë falje ndaj demokratëve për kauza që nuk mund t'i mbronte, për koalicionet e pa natyrshme që ka bërë për pushtet, për demokratët e vërtetë, që shumë herë të tradhtuar për lojërat miskine të pushtetit e privilegjeve. PD ka të drejtë të mbrojë edhe sukseset e arritura si NATO, Vizat  e tjera, por është momenti të pranojë se me 8 janar në emër të demokratëve u sulmuan demokratët dhe selia e tyre.

PD, në këtë 32 vjetor duhet të bëj llogarinë me të kaluarën e duhet të guxojë me vizione për të ardhmen! PD, mbetet alternativa e vetme dhe më e mira në të djathtën shqiptare. Ajo ka lindur si një forcë liberale dhe nuk e ka kryer procesin e demokracisë liberale për të cilën u themelua e për këtë arsye ajo nuk ka lindur e nuk mund të jetë një forcë konservatore e aq më pak revolucionare e stilit bolshevik! Gëzuar PD edhe shumë vite të tjera me sfida  të reja, beteja të reja e me objektiva të tjerë për një Shqipëri shumë të mirë se dje, më të mirë se sot e sigurisht demokratike nesër!

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?