Basha humbi vulën e PD-së, Kulluri: Duhet të ishte më i vendosur! Fraksion tek Berisha nuk do kërkojmë, kemi vendosur fytyrën në betejë

Tashmë Lulzim Basha nuk e ka më vulën e Partisë Demokratike. Në këtë realitet të ri, Basha me shumë mundësi do krijojë një forcë politike për ato 104 mijë vota në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Në Studio Live Report Tv, pjesëtari i këtij grupimi Edvin Kulluri tha për Arbër Hitajn se me një parti të re ekziston mundësia që të ketë rritje elektorale.

'I vetmi opsion të përfaqësojmë ato 104 mijë vota është që ky vullnet të përfaqësohet në Kuvendin e ardhshëm. Në këtë treg votash, zoti Berisha dhe Rama nuk i marrin këto vota. Ata qëndrojnë tek kufijtë e tyre. Ka 2 pikëpamje: njëra e qartë për një parti politike. Ne duhet të reflektojmë ça ka ndodhur këto 3 vjet. Ka disa pikëpyetje, nuk ka ndodhur të ketë debat serioz brenda grupimit.

Është një grupim njerëzish, është një elektorat që e ka ndjekur këtë axhendë. E kemi mundësinë të rritemi ndjeshëm në zgjedhjet e ardhshme. Duhen njerëzit e duhur me pikëpamjen e duhur. Kam një qëndrim, që na duhen një vendim kolegjial. Grup 3 5 persona që drejtojnë partinë me konsensus. Duhet një parti e re dhe për të hyrë në zgjedhje strukturash nga baza.

Nuk është çështje vule, por principi. Jemi të ndarë nga modeli i drejtimit të partisë nga njëshi i partisë. Kishim ndarje të Bashës nga Berisha. Ndarje nga modeli, edhe krijimi i një partie me një model të ndryshëm. Ka një pakënaqësi me elitën politike mbi 70%. Drejtim kolegjial dhe parti të djathtë.'

Ndërsa analisti Poli Hoxha thekson se krijimi i një partie të re nga ana e Bashës nuk përputhet me rrugën e rekursit në Gjykatën e Lartë për vulën e PD-së.

'Këta janë shumë të qartë dhe ndryshe. Pavarësisht se nuk e japin veten, me të drejtë thonë për parime. Fakt është që vula është shokuese. Vula krijon një realitet të ri politik. Kemi Berishën kryetar të PD-së dhe opozitës. Non grata nga SHBA dhe Britania. Ky është realiteti historike. Përballë kemi një lojtar tjetër, Edi Rama që ka punuar shumë që të ketë përballë atë. Brenda lojës, faktorizimi të Berishës. Ajo që më bëri përshtypje, është fakti që pa u tharë vula e Apelit dolën anëtar të Kryesisë dhe deklaruan që nuk duhet rekursi.

U deklarua krijimi i një partie, pa u bërë qartë. Këta kishin ecur mirë me strukturat, sondazhet po lëviznin. Tani ka dy gjëra: e gjithë retorika bie poshtë për një fakt, këta që kërkojnë një parti të re. Çështja është të bësh sa më shpejtë një parti të re ke hedhur poshtë rekursin. Janë dy vija paralele. Rekursi në Gjykatën e Lartë nuk ndërthuret me partinë e re. Është lënë një dritare, ka patur diçka që nuk shkon. Këta janë treguar euroatlantikë. Ti e njeh vendimin dhe ky vendim ka diçka që bie erë. Dhe një gjyqtar nga këta është pyetur nga amerikanët.

Është procesi i rregullt? Ka qenë me dyer të mbyllura. Gjykata e Lartë nuk vonon. Kanë kaluar 12 ditë dhe nuk po zbardhet. Përveç Banos dhe Çollakut nuk pamë rrjedhje. Minimalisht kryetarët e degëve, strukturën e kanë. Skeletin e kanë.'

Kulluri më tej replikoi me analistin duke thënë se koha për zgjedhjet e ardhshme nuk del për të bërë rekursin në Gjykatën e Lartë.

'Nuk po mbyllet asgjë. Të jesh i djathtë, e para duhet të jesh me këmbë në tokë. Gjyqi në Apel është vendim i formës së prerë, që praktikisht ka pak gjasa të ndryshojë. Analogjitë nuk ndryshojnë. Njerëzit duan qartësi, karakter, vendosmëri. Nëse ne fillojmë rekursin jo kjo apo ajo. Rekursin e shoh detyrim formal, por e shoh të pamundur të ecim përpara me rekurs. Ju doni të bëjmë Saliun duke luftuar Saliun.

Unë jam për të ecur përpara me një linjë të qartë. Ja e morën logon Sali Berisha çdo bëjnë me të, ju ka ngelur në derë. Ne duhet të rriteshim. Por beteja nuk është bërë realisht. Që Rama dhe Berisha prej muajsh kanë një bashkëpunim të hapur, kjo nuk ka njeri që nuk e kupton. Fakti është ky vendim i Apelit edhe nëse kthehet do duhet aq shumë kohë sa nuk hyjmë në zgjedhje.'

Sakaq, ai përjashtoi mundësinë e krijimit të një fraksioni tek partia e Berishës.

'Të kërkosh fraksion te Berisha është si të jesh vegjetarian në fermën e ujqërve. Këto përralla. Hitleri erdhi me vota, edhe Enver hoxha erdhi me vota. Por nuk ka pasur pluralizëm. Sali Berisha e do partinë për vete. Është në të drejtën e tij. Por ai po shkatërron partinë, këtu ndahemi me të. Nuk mendoj se kemi qenë në lartësinë e duhur në përballjen me Edi Ramën dhe Berishën.'

Kulluri hodhi dhe disa kritika ndaj Bashës, pasi nuk u mbajt premtimi për nxjerrjen kandidatëve për deputetë, pasi u dogjën 3 afate dhe tashmë është lënë për në shtator.

'Jemi pyetur pse duhet të jeni prezent më shumë ju sesa lidershipi i partisë. Kur Sali Berisha merret deri tek brezi i shtatë me ty, dhe ti i përgjigjesh më vjen keq për Berishën këtu ka diçka që nuk shkon. Për mua zoti Basha duhet të kishte qenë shumë më i vendosur. Duhet të ishte më i qartë me listat. Tha që do identifikojmë kandidatët nuk ndodhi, doli Alibeaj deri në maj do ndodhi, pastaj ndodhi që Agalliu tha në shtator. Kjo nuk shkon. Personalisht kemi vënë fytyrën në këtë betejë. Kam lënë komoditetin e mediave për të rrugëtuar në këtë projekt politik që kishte mbështetje nga ata faktorë që shpallën non grata Berishën. Problemi është do ta bëjmë këtë punë apo jo. Nuk po i bëj gjyqin Bashës, po bëj bilanc të ftohtë. Nuk po rrijmë pa thënë të vërtetën.'

Por jo vetëm kaq, por sipas tij Basha nuk ka mbajtur përgjegjësi as për zgjedhjet e 2017 dhe 2021.

'Në 2017 nuk u mbaj përgjegjësi për atë që ndodhi. Në 2021 nuk u mbajt asnjë përgjegjësi. Mbas 6 marsit nuk mban përgjegjësi njeri. Tani Basha u kthye dhe bëri gjëra të mira, luftën për listat e hapura, qëndrimi ndaj SPAK. Por nëse nuk bën këtë betejë që materializohen tek gara e fortë politike. Morëm një angazhim që do dalim me listën deputetësh. Programi u bë dhe ishte i mirë. Por beteja duhet çuar deri në fund. Në këtë situatë kryetarokracie, a është mirë të eksperimentojmë në sensin pozitiv këtë gjë? Them se po. Nuk e shoh veten të gatshëm të drejtoj një parti. Kjo luftë i ka dhënë një kosto të gjithëve. Kjo luftë nuk ka dalë askush i paplagosur. Një drejtim kolegjial do ishte e mençur.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ikor: 27/06/2024 03:31

    Logo dhe emri nuk duhet të ketë në përbërje asgjë euroatlantike si Saliu që ngrinte lart flamurin amerikan në çdo miting, vetëm për të bërë korupsion e krim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë