'Gati të bashkëpunoj me drejtësinë belge', Basha flet pas dëshmisë në SPAK, i përgjigjet Berishës: Do luftojmë lidhjet e politikës me krimin, duan apo jo 'non grata-t'

Basha ka folur për mediat pasi dha deklarimet e tij në SPAK në lidhje me dosjen 'Toyota Yaris'. Kryedemokrati dha dëshminë e tij për rreth 2 orë, ku tha se është i gatshëm të ndihmojë drejtësinë belge. Ai iu përgjigj edhe Berishës, teksa tha se PD është e vendosur të luftojë lidhjet e  politikës me krimin, duan apo jo 'non grata-t' e shpallur apo të pashpallur ende.

"Kanë konfirmuar edhe njëherë të vërtetën dhe kanë hedhur poshtë gënjeshtrat. Çështja në Belgjikë nuk është mbyllur, siç ka ndodhur më çështja këtu, parat ë e konfiskuara nuk i janë kthyer, hetimi në Belgjikë vazhdon dhe drejtësia belge është e vendosur t'i shkojë deri në fund. Në këtë kuadër për herë të dytë do të bashkëpunoj me drejtësinë belge, me drejtësinë e çdo vendi partner në luftën kundër korrupsionit. E bëj këtë me vetëdijen se ky është mision që i përket të gjithë shqiptarëve., Është 1 proces që bëhet, por të tillë ka shumë. Përmasat e bashkëpunimit të krimit me politikën në Shqipëri janë në përmasa unike. Siguroj shqiptarët se unë dhe PD jemi në dispozicion të drejtësisë belge dhe drejtësisë në tërësi dhe do jemi proaktivë në luftën tonë kundër krimit të organizuar, duan apo nuk duan të dyshuarit, të pandehurit, të korruptuarit 'non grata' të shpallur apo të pashpallurit. Ju është thënë shqiptarëve që çështja është mbyllur që janë ndarë parat midis politikanëve të akuzuar dhe akuzuesve, të PD. Paratë janë konfiskuar dhe procesi vazhdon në Belgjikë. Punonjësit e ndershëm të SPAK dhe BKH do kenë mbështetjen e PD për të ecur përpara me hetimin e të gjitha çështjeje. Nuk janë vartësit e askujt veç ligjit shqiptar dhe taksapaguesve shqiptarë", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha 2 orë në SPAK, i jep llogari prokurorëve belgë për 'Toyota Yaris': Çështja s'është mbyllur, i qëndroj çdo deklarate! Cili është burimi i informacionit? Nuk dekonspiroj


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë