Basha pranoi tryezën, Balla nga Pogradeci: Ne kemi qenë gjithmonë gati për dialog

Basha pranoi tryezën, Balla nga Pogradeci: Ne kemi qenë gjithmonë gati për dialog

Aleatët e Partisë Demokratike kërkuan një tryezë dialogu mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës për të gjetur një zgjidhje për kapërcimin e krizës politike në vend.

Basha u tregua sot për herë të parë i hapur për t'u ulur në tryezë dialogu me kryeministrin Edi Rama, një thirrje e përsëritur e kreut të qeverisë, por që këtë radhë, Basha e artikuloi si dakordësi të plotë me aleatët e tij, të cilët nesër do të kenë një takim me presidentin Ilir Meta për t'i kërkuar atij thirrjen e tryezës së dialogut si negociator, dhe uljen e të gjitha partive politike.

Pas deklaratës së Bashës, ka reaguar kryetari i grupit të PS-së Taulant Balla nga Pogradeci. Ai tha se PS-ja ka qenë gjithmonë e hapur dhe e gatshme për dialog, por jo për shtyrje zgjedhjesh.

Deklarata e plotë

Në kursin e dhunës dhe moskompromisit që opozita ka zgjedhur të ndjekë, Luli po përpiqet të bllokojë së bashku me Reformën në Drejtësi, edhe zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor. Kjo nuk do të ndodhë. Kur do të zhvillohen zgjedhjet nuk e përcakton Partia Socialiste apo Partia Demokratike, por Kushtetuta e Republikës.

Si partia më e madhe në vend, Partia Socialiste ka qenë e gatshme dhe ka ofruar të gjitha kushtet për dialog.  Ne i kemi lënë dorë të lirë opozitës që të propozojë çfarë të dëshirojë sa i takon reformës zgjedhore, e ne jemi të gatshëm ta votojmë cdo gjë që merr dhe aprovimin e OSBE.

Përballë rrugës së zgjedhur nga opozita, përgjegjësia e vetme e Partisë Socialiste është që të ofrojë standartet më të mira ndonjëherë dhe transparencën më të lartë për këto zgjedhje lokale. Kjo do të ndodhë medoemos.

Sot ndodhemi në kushtet e një non-sensi ligjor dhe politik, ku disa parti vendosin të mos marrin pjesë në zgjedhje dhe këtë e festojnë si një fitore të madhe politike. Në një vend demokratik, fitorja e vetme politike mund të rrjedhjë nga kutitë e votimit, si shprehje e vullnetit të lirë të popullit. Koshientë se do të humbë edhe më thellë se në 2017-n, Luli ka zgjedhur tanimë këtë rrugë për të mos u përballur me vullnetin e sovranit, por kjo as do të cënojë dhe as do të delegjitimojë zgjedhjet e ardhshme.

Në këto zgjedhje, janë regjistruar deri më tani 42 parti, si dhe 6 kandidatë të pavarur. Edhe vendet e lëna bosh në Parlament po plotësohen thuajse të gjitha. Kjo tregon se bojkoti nuk është vullnet i të gjithë opozitës, por vetëm i disa liderve politikë që ndihen të kërcënuar nga zgjedhjet e ardhshme dhe zbatimi i reformës në drejtësi.

E vetmja gjë që ka në dorë Partia Socialiste është të regjistrohet për veten e saj, me bindjen që mund të ofrojë alternativën më të mirë për të ardhmen e qytetarëve të këtij vendi. Nuk është as në dorën dhe as në kompetencën e PS që të bindë të tjerët të marrin pjesë.

Ashtu siç u shpreh edhe zv/Sekretari Amerikan i Shtetit, Metju Palmer, “PD duhet të marrë pjesë për shkak të përgjegjësisë që ka ndaj elektoratit të saj, por nëse vendos ndryshe, standardi i zgjedhjeve kurrsesi nuk do të cënohej”. Ky është në unison edhe qëndrimi i të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe i Bashkimit Europian. Në këtë kontekst dua t’ju them se ne kemi mbështetjen e plotë të partnerëve dhe se kam bindjen se vendimi për hapjen e negociatave me BE, nuk do të ndikohet nga kjo përpjekje idioteske e Lulit për ta influencuar negatiavisht.

E kjo, sepse ndryshe nga sa Basha dëshiron të bëjë të besojë, ai nuk zotëron monopolin e opozitës në vend. I vetmi monopol që ai gëzon sot është ai i dhunës, i shantazheve dhe i bllokimit. Zgjedhja për t’u vetëdjegur është komplet absurde, irracionale dhe e paprecedent, e diktuar nga interesa të ngushtë që lidhen me frikën e reformës në drejtësi, por ne nuk mund të lejojmë që së bashku me veten, Basha të djegë edhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Basha ka vendosur që të bllokojë të gjithë akset më të rëndësishme kombëtare të vendit. Ai mund të bllokojë disa minuta rrugët, por Basha nuk do të jetë kurrë në gjendje që të bllokojë reformën në drejtësi dhe reformat e tjera që Partia Socialiste dëshiron të zbatojë.

Në vazhdën e protestave të dhunshme që dëmtojnë ekonominë, turizmin dhe konsumin, tani Basha ka vendosur që të bllokojë edhe rrugët, duke krijuar probleme të reja shtesë për qytetarët, duke treguar edhe një herë më shumë se mirëqënia dhe jetesa e përditshme e qytetarëve nuk ka asnjë rëndësi për të.

E vetmja gjë që ka rëndësi për Bashën është interesi i tij i ngushtë politik, e për këtë është i gatshëm të agravojë jetën e përditshme të çdo qytetari të këtij vendi, duke nisur nga bizneset e vogla e familjet e reja, që Basha pretendon se janë në qendër të politikave të tij.

Përballë kësaj vale dhune dhe vandalizmi, përgjigja e qeverisë mund të jetë vetëm një. Opozita ka të gjithë të drejtën e saj të protestojë, por të gjithë ata që nxisin dhunë, që kryejnë akte vandalizmi, që godasin institucionet e këtij vendi, Policinë e Shtetit, që terrorizojnë qytetarët e zakonshëm apo që shkatërrojnë pronën private, do të përballet deri në fund, në mënyrë individuale me pasojat e ligjit.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TRALALA ZURA NJË GAL: 29/04/2019 16:45

    O SHAL NGJIT PO TI THE SBËJ DIALOG ME EDI RAMËN. O FOL E MBA O DHIT E HA O lulushi pshurrur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen