Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi të dielën Igli Kokalarin, si kandidatin për kryetar të Bashkisë Gjirokastër.
Gjatë takimit në Gjirokastër me simpatizantë dhe demokratë të zonës Basha u shpreh se, "Mungesa e shpresës për të ardhmen duket tek qytetarët. Ky është eksodi i 2 te pas 25 vitesh. Papunësia sot ka pllakosur vendin, ndërsa Rama-Meta mbushin xhepat, e nuk mendojnë për qytetarët",
Kryedemokrati shtoi se në 21 qershor shqiptaret do t'i tregojnë me votë vendin dyshes Rama-Meta.  "Në 21 qershor është dita e gjykimit, le t'i themi po ndryshimit të madh. Populli mezi pret 21 qershorin të ndëshkojë qeverinë Rama-Meta", theksoi Basha.
/atsh/