'Kë do votosh?', Basha publikon 'meme' të Ramës duke biseduar me veten: Faleminderit për suportin

'Kë do votosh?', Basha publikon 'meme' të Ramës duke biseduar me veten: Faleminderit për suportin

Fotoja e publikuar nga kryeministri Edi Rama

Për shkak të pandemisë, rrjetet sociale po pëdoren më shumë se çdo herë për të bërë fushatë për zgjedhjet e 25 prillit.

Siç ndodh rrallë kreu i PD Lulzim Basha ka publikuar një meme për kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit hodhi një foto në “Instagram” duke bashkëbiseduar me veten, duke dhënë një meszh të qartë se nuk do të largohet por do të marrë një mandat të 3.

Kjo foto menjëherë u bë virale në rrjet përmes memeve. Në memen e shpërndarë nga Basha shihet fotoja e Ramës, por me diçiturë të ndryshuar, ku sipas liderit të PD-së rivali i tij pyet veten; “Për kë do të votosh dhe në dëshirën e kryeopozitarit, Rama zgjedh Lulzim Bashën.

Postimin e tij Basha e shoqëron me fjalët “Faleminderit për suportin”.

Diçitura e vërtetë që kishte vënë Rama në foton e tij ishte kjo: “Do ikësh? Jo, nuk kam mbaruar punë akoma”.

Kujtojmë se kreu i qeverisë është duke kërkuar mandatin e tretë, duke argumentuar se i duhet më tepër kohë për të vazhduar rrugën e reformave dhe ndryshimeve që kanë nisur para 7 vitesh dhe, sipas tij, nuk duhen ndërprerë në këtë pikë.

"Meme" e publikuar nga Basha

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Delvinë/ Autobusi dhe një furgon digjen gjatë natës, shkrumbohen nga flakët

Delvinë/ Autobusi dhe një furgon digjen gjatë natës, shkrumbohen nga flakët