Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një video ku tregohet numri i bizneseve të mbyllura sipas PD.

Në videon e publikuar nga PD, thuhet se sa më gjatë të qeverisë kryeministri Edi Rama, aq më shumë biznese do të mbyllen.

“Me Edi Ramën në qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen, biznesi i zakonshëm po falimenton. Me Edi Ramën në qeveri, çdo vit është më keq për shumicën e bizneseve.Sa më gjatë të qeverisë Edi Rama, aq më shumë biznese do të mbyllen.”,-thuhet në videon e shpërndarë nga Basha.