Basha- Ramës: Flit ngadalë kur flet
për zgjedhjet se të merret fryma

Basha- Ramës: Flit ngadalë kur flet<br />për zgjedhjet se të merret fryma
Pas deklaratave të kryeministrit Rama në Komunikimin Javor, ka reaguar kreu i opozitës Lulzim Berisha.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha shprehet se Rama nuk duhet të merret me programin e opozitës, por me programet qeverisë, ku sipas tij kanë dështuar.
 
"Pasi e qau programin e vet me 300 mijë vende pune dhe shëndetësi falas, tani lideri global po merret edhe me programin e opozitës", shkruan Basha.
 
Duke ironizuar mënyrës se si kreu i qeverisë ka folur në rubrikën e tij në Facebook, Basha shkruan se duhet t’i thotë dikush të flasë ngadalë kur flet për zgjedhjet sepse i merret fryma.
 
"T’i thotë dikush: Fol ngadalë kur flet për zgjedhjet se të merret fryma", mbyll postimin Basha. 

basha
(Postimi i Bashës në Facebook)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Izraeli vendos për mbylljen e zyrave të Al Jazeeras

Izraeli vendos për mbylljen e zyrave të Al Jazeeras