Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i pranishëm në Korçë, në një takim me të rinjtë, parashtroi planin e tij për të cilin tha se do të nxjerrë Korçën dhe gjithë Shqipërinë nga kriza.
Sipas Bashës, gjatë tetë viteve të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, Korça ka mbetur në “vend numëro” dhe se është përdorur nga ai “vetëm si resort i fundjavës”.
Ndalur te plani i tij, Basha tha se në qendër ka zgjimin kombëtar ekonomik dhe se është hartuar nga ekspertët më të mirë vendas e të huaj.
“Ndryshimi ka ardhur, është në mendjet e zemrat tuaja, është një vullnet i pandalshëm i rinisë shqiptare. Ndeza një qiri për të kujtiar të gjithë ata Korçarë të cilët u larguan e disa prej tyre nuk u kthyen më kurrë, duke rindërtuar jetën e tyre në vendet e tjera. “Lëndina e lotëve” vazhdon të lotojë për bijat e bijtë e Korçës që vazhdojnë të largohen, në çdo qytet të Shqipërisë ka “lëndina lotësh”, por kjo nuk ndodh sot prej pamundësive të vendit sepse Korça i ka të gjitha mundësitë. Ju jeni Europë, jeni intetgritet jeni e ardhmja që fillon sot. Ajo që Korça nuk ka dhe nuk ka patur këto 8 vite, ka qenë një qeverisje që të kuptonte problemet e familjeve korçare, që t’i zgjidhte ato. Korça do të rimarrë vendin që i takon dhe do ta fillojë në atë fushë me të cilën është bërë lokomotivë e zhvillimit tonë kombëtar, me fushën e dijes, arsimit. Pa dyshim ekonomia është një nga problemet e Korçës. E di se e vetmja gjë që nuk ju mungon është dëshira për punën. Por këto 8 vite Korça, si gjithë Shqipëria mbeti në vend numëro. Kryeministri në ikje Korçën e ka përdorur vetëm si resortin e fundjavës, por nuk është kujtuar t’i japë Universitetit të Korçës fondet e mjaftueshme. Ne vijëm këtu jo me premtime boshe, por me n jë plan që e kemi hartuar për 2 vite me ekspertët më të mirë. Një plan që do ta nxjerrë Shqipërinë dhe Korçën nga kriza e thelël ku ndodhet. Në qendër të këtij plani është një zgjim kombëtar ekonomik që do mundësojë që burimet e jashtëzakonshme të mos mbeten më te një grusht personash që nuk ngopen duke i zhvatur”, tha Basha.
Lajmi kryesor: