
I pyetur nga gazetarët nëse do u bëhet thirrje qytetarëve shqiptarë për dhunë më 30 qershor, kryedemokrati Lulzim Basha tha se thirrja që opozita u bën qytetarëve është të sillen siç evropianët do të vepronin në një situatë të njëjtë,
"Ne kemi një situatë të re politike në vend. të gjithë këtij konflikti i duhet dhënë fund me një marrëveshje politike. Diçka ka ndryshuar pas dekretit të presidentit. Procesi që kërkon zoti Rama është jo kushtetues. I kam bërë thirrje qytetarëve të veprojnë si të gjithë evropianët kur përballen me të tilla situata, dhe lojëra të tilla që po bën Edi Rama dhe një grusht kriminelësh.
Nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor, nuk janë të ligjshme, dhe nuk janë të bazuara në kushtetutë. Nëse këto zgjedhje planifikohen nga njerëz që duhej të kishin qenë në burg, nuk mund të quhen zgjedhje të ligjshme, nuk përfaqësojnë zgjedhje zyrtare. Ne insistojmë që janë të organizuara nga njerëz të inkriminuar, nuk mund të zhvillohet një proces fals i zgjedhjeve. Opozita i bën thirrje që të veprojnë ashtu sikurse do të vepronte shoqëria perëndimore në një situatë të tillë", tha Basha.
Lajmi kryesor:
Si do t'i pengojë opozita zgjedhjet? Basha: Qytetarët kanë forcën për të mos lejuar grusht shteti VIDEO)












