Basha me vilë në zonën e oligarkëve/ Kryedemokrati del blof, gazetari e zë 'mat' për kontratën

Basha me vilë në zonën e oligarkëve/ Kryedemokrati del blof, gazetari e zë 'mat' për kontratën

Pas publikimit të lajmit që Lulzim Basha është zhvendosur nga pallati ku jetonte në një vilë luksoze në një nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit, kryedemokrati nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me kontratën e qerasë apo çmimin që e ka blerë vilën.

Mbrëmjen e sotme ai ka qenë i ftuar te emisioni i Lutfi Dervishit në RTSH ku sërish nuk i është përgjigjur dot pyetjes për kontratën e qirasë dhe pse nuk e publikon atë. I pyetur nga gazetari, Basha i ka bërë “bisht” pyetjes duke u gënjyer se të gjithë e dinë kontratën dhe nuk ka pse e bën këtë, kur në të vërtetë nuk ka asnjë kontratë publike.

Pyetja e gazetarit: Mund të botoni një faksimile të kontratës dhe nuk do të merreshin më me ju.

Basha: Shiko, kontratat dhe gjithçka tjetër janë të depozituara dhe këto i dinë fare mirë të gjithë. Qeveritarët dhe tellallët e tyre i dinë fare mirë sepse gjithçka është publike. Ajo që po ju them është kjo: E gjitha është një gënjeshtër, pa asnjë bazë në realitet dhe që ka një qëllim të vetëm: të heqë vëmendjen, në radhë të parë nga lista e gjatë e dështimeve të Edi Ramës dhe së dyti nga të vërteta e hidhura të shqiptarëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Protestuesi uritur: 06/11/2019 11:58

    Duam protesta duam protesta me byreqe ska gjë se e dimë që për sufllaqe ska më lek PD se Luli bleu vilën...

    Përgjigju
    • O tej: 06/11/2019 14:58

      Lul blej dhe ket temin

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë