Raporti-teknik rrëzon Bashën: Pallati ku banonte nuk ka asnjë rrezik pas tërmetit (DOKUMENTI)

TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ngriti pretendimin se pallati ku banonte është dëmtuar nga tërmeti i pak javëve më parë duke u zhvendosur në periferi të Tiranës, në zonën rezidenciale Long Hill. Por, Instituti i Ndërtimit ka publikuar një raport të hollësishëm teknik lidhur me pallatin duke e rrëzuar pretendimin që ka përdorur Basha. Shqiptarja.com ka siguruar raportin teknik, ku theksohet se pallati nuk paraqet dëmtime strukturore dhe nuk ka rrezikshmëri për banorët.

"Objekti nuk paraqet dëmtime strukturore dhe nuk ka rrezikshmëri për banorët. Plasaritje të lehta në objekt vihen re vetëm në zonën e bashkimit të mureve ndarës prej tulle me arkitrarët e dyerve. Këto dëmtime janë të pranishme në një numër të pakët të hyrjeve të pallatit. Elementët strukturorë shfaqen të padëmtuar" thuhet në raportin e mbajtur në datë 30 10 2019.

Grupi i Institutit të Ndërtimit që përbëhej nga Ing Agron Hysenlliu, ing Lindita Gjergji, ing. Afrim Çenga, ing Gerti Çela, ing Besjana Memoçi dhe ing. Joana Kaçorri dhe disa nga specialistët e drejtorisë së Emergjencave Civile. Konstatimet konkrete në terren siç mund të dëshmohet tregojnë që apartamenti i kryedemokratit nuk ka pësuar asnjë dëm nga lëkundjet sizmike.

Basha është zhvendosur në javën e kaluar, e ndërsa me ardhjen e tij në këtë zonë janë rritur masat e sigurisë. Ky kompleks është ndërtuar nga biznesmeni Agron Papuli, i cili është akuzuar nga PD-ja si oligark pranë PS-së. Me anë të një kërkimi të thjeshtë tek agjencitë imobiliare, mësohet se një shtëpi në zonën ku është shpërngulur Basha kushton mesatarisht 410 mijë euro, e ndërsa për ta marrë me qira kushton rreth 2.4 mijë euro në muaj. Vilat në këto zonë janë kryesisht dy katëshe, me pishinë dhe në këtë zonë jetojnë diplomatë, bankierë dhe personazhe të njohura të biznesit.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 31/10/2019 18:36

    Shpifjeeeee thote KM i nderuar.

    Përgjigju
  • Genci: 31/10/2019 16:46

    Nuk e kuptoj pse gjithe ky "hetim"! Edhe Astiret e kuptojne qe cdo gje eshte e shtirur....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ 40 vjeçari përplas me makinë për vdekje të moshuarin

Mat/ 40 vjeçari përplas me makinë për vdekje të moshuarin