Basha si Meta kundër ndërkombëtarëve: Kush njeh 30 qershorin është kundër demokracisë

Pasi presidenti Ilir Meta sulmoi ndërkombëtarët duke thënë se nuk kanë bërë përpjekje reale për dialog politik për zgjidhjen e krizës në Shqipëri, në të njëjtën linjë, edhe kryedmokrati Lulzim Basha radhitet kundër ndërkombëtarëve.Në një reagim për procesin zgjedhor të 30 qershorit, të cilin ai e quan nul, Basha thotë se çdokush që njeh zgjedhjet e 30 qershorit nuk i shërben demokracisë dhe interesit të shqiptarëve.

Por duket se lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka një qëndrim krejt tjetër nga presidenti Ilir Meta për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Teksa kreu i shtetit dha propozimin e tij për ta kthyer 13 tetorin në datë për tre zgjedhje, vendore, parlamentare dhe presidenciale, kreu demokrat zgjidhjen politike e sheh tek ndëshkimi i fenomenit të shit-blerjes së votave.

Një ditë më parë, presidenti Ilir Meta, në një linjë me opozitën, tha se 30 qershori ishte datë e votimeve socialiste. Ai dha ofertën e tij për zgjidhjen e krizës politike, dhe ftoi të gjitha palët të nisin dialogun me të dhe të japin propozimet e tyre. E vetmja forcë politike që e mirëpritën propozimin e Metës ishte LSI-ja, partia që Meta i la bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, kur u zgjodh president. Më herwt Basha është shprehur se nuk do të futet në asnjë proces zgjedhor me Edi Ramën kryeministër. 

Reagimi i Bashës

Qëndrimi le ta uzurpojë pushtetin vendor Edi Rama në mënyrë antikushtetuese dhe të paligjshme, se pas ca muajsh do krijojmë Gjykatën Kushtetuese dhe pastaj gjykon ajo me prapaveprim, bie ndesh me parimet e shtetit të së drejtës dhe me parimet bazë të demokracisë. 
 
30 qershori ishte jo vetëm veprim anitkushtetues dhe antidemokratik, por edhe një veprim me kosto politike e shoqërore që dëmton direkt interesat e qytetarëve. Votimet e 30 qershorit, përtej një farse antiligjore, u manipuluan me cdo mjet dhe mënyrë, që nga manipulimet ligjore dhe kërcënimet e votuesve tek manipulimi i votimit dhe numërimit. Çdokush që pranon në heshtje apo pajtohet me vetëdije me këtë shkatërrim të Kushtetutës dhe të institucionit themelor të demokracisë, zgjedhjeve të lira, nuk i shërben as demokracisë dhe as interesit të shqiptarëve. 
 
Opozita nuk i njeh votimet e 30 qershorit dhe nuk ka për t’i njohur. Këtë gjë e vendosën vetë shqiptarët më 30 qershor, në shumicë dërrmuese. Kriza politike në Shqipëri nuk mund të zgjidhet me pandëshkueshmëri, duke i bërë lëshime apo duke falur krimet, vjedhjet dhe shkeljet e ligjit. E vetmja rrugë drejt politikës normale dhe demokratike është ajo e sundimit të ligjit, që do të thotë, mbi të gjitha, një gjë: ndëshkim të politikanëve që kanë vjedhur zgjedhjet dhe kanë bashkëpunuar me krimin.
 
Ndëshkimi i politikanëve që kanë vjedhur zgjedhjet në bashkëpunim me krimin dhe sundimi i ligjit nuk mund të diskutohen apo negociohen në tavolina politike. 30 Qershori është nul, sepse cënon sundimin e ligjit dhe nuk mund të prodhojë asnjë përfaqësim politik.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 03/07/2019 19:55

    Ky popull po ka mend del dhe bllokon dyert e te mos ti ler neper zyra kete rrac te keqe antishqiptare te lindur.keta qen keshtu duhet ndaluar se politika ben te kunderten,do e gjejn ndonje form edhe ta tradhetojn popullin sic kan ber nga 30 vjet.Kemi 30 vjet qe bertasim ta bejm shqiperin si gjith Europa dhe kur bota pa qe politika jon se beri ata duan te na ndihmojn keta qent tane dalin kundra.

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 03/07/2019 19:00

    Te kishim ca qereste coc kishim bere per qivur per keta mytebere

    Përgjigju
  • Hinglateri: 03/07/2019 18:58

    Basha Meta po ket temin a e njihni?

    Përgjigju
  • Sifi: 03/07/2019 17:49

    Lul nuk je ne mendje te rregullt. Jep direheqe se po shkon keq e me keq. Te ka vene vizen populli dhe nderkombetaret. Zgjedhjet i njohu USA dhe BE do ti njohe dhe gjykata kushtetuese .

    Përgjigju
  • toni: 03/07/2019 17:17

    ska problem,,,ju mund te thoni qe toka nuk rotullohet

    Përgjigju
  • Lui: 03/07/2019 17:08

    Jep Luli leksione per demokracine vendeve perendimore.. Je vertete qesharak

    Përgjigju
  • Washington: 03/07/2019 16:56

    ti bllokosh njerzit te votojn duke djegur shkollat dhe duke mbajtur shenime se kush voton esht demokratike? Ti me meten doni me ju dhan msim ameriks per demokraci???? RIDICULOUS

    Përgjigju
  • TANI: 03/07/2019 16:37

    Dhe nendecija po zhytet ngadal,me lulin brenda

    Përgjigju
  • asolingo: 03/07/2019 16:36

    Ne radhe te pare nuk njiheni me si opozite por si depozite.E dyta seshte e nevojshme te njihen zgjedhjet nga kriminele,hajdute pirate e mashtrusa.E treta eshte se me formimine SPAK dhe te gjykates kushtetuese ju pret "fakulteti i shkencave".

    Përgjigju
  • ERP: 03/07/2019 15:52

    Norml qe keshtu do thuash ti se jeni ne varke me liken. Fakti qe nuk reflekton verteton qe ke edhe ti shume gjynahe per te lare

    Përgjigju
  • o lul je bo vk: 03/07/2019 15:37

    no comment

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion