Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka inspektuar sot punimet për restaurimin e sheshit "Nënë Tereza" me rastin e vizitës së Papa Françeskut në 21 shtator.
Basha duke folur për mediat u shpreh se "sheshi "Nënë Tereza" prej dekadash është lënë në harresë dhe ka degraduar në të gjithë parametrat e tij dhe për një dekadë e gjysëm jo vetëm nuk ka asnjë shërbim për qytetarët, por kthehet në pistë garash makinash të paligjshme të qytetit. Por, me projektin tonë do t'i rikthehet qytetit dhe qytetarëve si një hapesirë jo vetë historike, por dhe publike, urbane dhe zbavitëse", tha Basha.
"Investimi i Bashkisë së Tiranës për këtë shesh ishte parashikuar në fillim të vitit të ardhshëm, por për shkak të vizitës historike të Papa Francesku, ne kemi marrë pjesën tonë të përgjegjësive duke përshpejtuar punimet në këtë shesh. Punimet do të bëjnë të mundur një pritje dinjitoze siç i ka hije shqiptareve në pritjen e Papës dhe puna do të vazhdojë me ritme të larta për ta kthyer sheshin në një ndër pikat më shlodhëse me një identitet të gjetur modern dhe evropian për qytetin e Tiranës dhe gjithë qytetarët", ka pohuar Basha.
Interesit të gazetareve se kush do t'i marrë meritat për këte investim në sheshin "Nënë Tereza", Basha iu përgjigj: "E rëndësishme është që Bashkia e Tiranës bën punën që nuk e kanë bërë ata që e kanë pasur për detyrë". /ATSH/
/Shqiptarja.com