Basha: Shkarkimi i Metës, farsë! 30 qershori datë krimi kushtetues...miqtë e Shqipërisë duan zgjedhje të parakohshme

Basha: Shkarkimi i Metës, farsë! 30 qershori datë krimi kushtetues...miqtë e Shqipërisë duan zgjedhje të parakohshme

1560428408_basha.jpg

Lideri demokrat Lulzim Basha e quajti farsë dhe teatër nismën e mazhorancës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas anulimit të zgjedhjeve, duke thënë se përfundoi vetëm me një rezolutë në parlament. Basha para gazetarëve, tha se Rama po bën një krim kushtetues duke këmbëngulur për 30 qershorin.

"I vënë përballë kërkesës për largimin e përgjegjësit për këtë krizë të rënë politike dhe ekonomike, krijimi i një qeverie tranzitore, Edi Rama ka vënë në lojë teatrin  e e shkarkimit të Edi Ramës dhe bën teatër me datën 30 qershor. E gjitha ka një qëllim: të shfokusojë vëmendjen e opinionit publik, se e gjithë bota e di se ne kemi në krye të vendit një bandit të kapur me presh në duar që nuk përfaqëson legjitimitet, por ilegjitimet. Një njeri që ka ardhur në pushtet me krimin. farsa e nisur me shkarkim të presidentit, që përfundoi në një rezolutë dhe pastaj në një qortim jetik, bëhet vetëm se Edi Rama ka nevojë jetike të largojë vëmendjen nga fakti se është kapur të vjedhë zgjedhjet, të vjedhë qytetarët. Është pjesë e teatrit, që të ruajë pushtetin e paligjshëm, nëpërmjet të cilit ai dhe një grusht njerëzish rreth tij pasurohen, ndërsa fëmijët e shqiptarëve nuk kanë bukë të hanë.", tha Basha.

Kreu demokrat tha se miq të Shqipërisë, duke nënkuptuar ndërkombëtarët, duan që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, por pa përmendur asnjë emër.

"Gjatë 48 orëve të fundit, shumë miq të Shqipërisë, kanë kërkuar të mbizotërojë arsyeja dhe interesi i shqiptarëve, interesi publik dhe Edi Rama t’i hapë rrugë një procesi politik, i cili kërkon asgjë më shumë, dhe asgjë më pak se standardin europian, zgjedhje të lira dhe të ndershme, një parlament legjitim, nga populli, për popullin dhe për popullin; jo nga kriminelët, të kriminelëve dhe për kriminelët. Sfidimi i hapur që Edi Rama bën, përpjekja për të vendosur 30 qershorin në qendër të debatit politik, kur tashmë 30 qershori ligjërisht nuk përbën më nga pikëpamja kushtetuese një datë zgjedhjesh, por përbën nga pikëpamja politike dhe njerëzore një datë krimi kushtetues, një akti grusht shteti dhe krimi mbi çdo shqiptar, ky sfidim bëhet me një dhe një qëllim që Edi Rama të ketë mundësinë të negociojë kokën e tij, pasurinë e tij për pushtetin e tij, të një grushti kriminelësh dhe një grushti oligarkësh që e mbajnë me serume kufomën e tij politike dhe organizatën e tij të shpartalluar kriminale të Rilindjes nga zbulimet e deritanishme dhe ato të pritshme të aktivitetit të tyre kriminal dhe korruptiv. 

Por ora nuk pret, koha është e pamëshirë. Ne do të humbim javën e ardhshme për herë të katërt shanset për të hapur negociatat me Europën. Pse-ja është e shkruar e zezë me të bardhë, nga një prej vendeve që e ka zakon të flasë hapur dhe shkoqur, Mbretërisë së vendeve të Ulëta: nuk luftohet korrupsioni, nuk luftohet krimi", u shpreh kryedemokrati.


Lajmi kryesor:

Si do t'i pengojë opozita zgjedhjet? Basha: Qytetarët kanë forcën për të mos lejuar grusht shteti VIDEO)


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë