Basha: Siguria e Kosovës, pjesë e pandarë e sigurisë sonë kombëtare

Basha: Siguria e Kosovës, pjesë e pandarë e sigurisë sonë kombëtare

Lulzim Basha

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha kritikoi sot shumicën parlamentare për bllokimin e propozimit të tij për ndihmë financiare prej 50 milionë eurosh për mbrojtjen e Kosovës.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Basha u shpreh se vizitat dhe deklaratat mediatike nuk mjaftojnë, ndërsa bëri thirrje për veprime konkrete për të mbështetur Kosovën.

"Vizita në Kosovë nga qeveria dhe shumica parlamentare është vetëm një fasadë kur në të njëjtën kohë ata bllokojnë propozimin tim për ndihmë financiare prej 50 milionë eurosh për mbrojtjen e Kosovës. Siguria e Kosovës është pjesë e pandarë e sigurisë sonë kombëtare.

Shqipëria ka jo vetëm mundësinë, por edhe detyrimin të ndihmojë Kosovën në këto momente të rrezikshme, kur Beogradi dhe Moska përshkallëzojnë rreziqet gjeo-strategjike.

Fjalët e mëdha dhe shfaqjet mediatike nuk i shërbejnë Kosovës. Ajo që i duhet është mbështetja jonë me veprime konkrete - si propozimi për financimin e sigurisë së saj. Le të tregojmë me vepra se siguria dhe e ardhmja e Kosovës janë prioriteti ynë kombëtar!", tha Basha.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e dy Kuvendeve, Hisen Berisha: Vërejtet e Ramës ndaj Kurtit, me vend! Por ishte mbështetje e ndërsjelltë prag fushate

Mbledhja e dy Kuvendeve, Hisen Berisha: Vërejtet e Ramës ndaj Kurtit, me vend! Por ishte mbështetje e ndërsjelltë prag fushate