TIRANE, 25 nentor/ATSH/. - Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka cilësuar të vështirë situatën ekonomike në vend, duke theksuar se ka taksa në rritje dhe varfëri. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Basha ka akuzon qeverinë se ka rritur taksat dhe çmimet, duke shkaktuar papunësi dhe varfëri në vend.
"Ka qene një vit rritje taksash, çmimesh dhe varfëri. Jane mbyllur bizneset dhe nuk hapet asnjë vend pune. Rriten tarifat e universiteteve dhe ulen kuotat. Rriten taksat, por bien të ardhurat", shkruan Basha.
Duke u ndalur tek deklaratat e bëra nga kryeministri Rama gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik Kombëtar, Basha tha se "punësimi konfirmohet si mashtrimi i radhës i Edi Ramës". /a.ke/










