Basha takim me demokratët në Lezhë: Nuk ndodhi ajo që shpresoja pas dorëheqjes time! Tani është e qartë se çfarë i duhet PD-së

Basha takim me demokratët në Lezhë: Nuk ndodhi ajo që shpresoja pas dorëheqjes time! Tani është e qartë se çfarë i duhet PD-së

Lulzim Basha

Ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me demokratët në Lezhë. Duke risjellë në vëmendje situatën ku ndodhet PD, Basha tha se pavarësisht se kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të PD-së, përçarja vijoi dhe Berisha sulmoi këdo që nuk mendonte si ai.

Ai tha se kreu i Rithemelimit po e bën të gjithë këtë betejë për interesat personale.

Por duke sjellë në vëmendje aktin e dorëheqjes së tij në 2022, Lulzim Basha tha se gjërat që e pasuan, u përkeqësuan dhe kjo u vërtetua në zgjedhjet vendore të 14 majit.

"Kënaqësi të zhvilloja sot një bashkëbisedim të hapur, pa asnjë kufizim dhe duke trajtuar çdo çështje me demokratë, qendrestarë e kontributorë në vite të Partisë Demokratike në Lezhë. Lufta që nisi brenda familjes sonë për interesa personale të një personi dëmtoi interesat e demokratëve dhe shqiptarëve. Unë e bëra përpjekjen time, duke bërë një hap pas për ta ndaluar këtë luftë, por asgjë nuk ndryshoi. Lufta vazhdoi, akuzat, mashtrimet ndaj meje dhe kujdo që nuk ishte dakord që ne të sakrifikonim marrëdhëniet me SHBA dhe Britaninë e Madhe për interesat e një personi, u shpall armik, i shitur, i blerë, peng e gjithëfarë lloj sulmesh. Unë nuk i jam kthyer me të njejtën gjuhë, jo se s’kam çfarë të them, por sepse e dija se një luftë e tillë do të shkatërronte Partinë Demokratike. Ajo që shpresova me tërheqjen dhe me heshtjen time nuk ndodhi! Gjërat u përkeqësuan edhe më tej. 14 maji e faktoi këtë!”- shkruan Basha.

Në përfundim të postimit të tij, Basha tha se tashmë është e qartë se çfarë i duhet PD-së dhe shton se kjo e fundit është e vetmja forcë që mund të sjellë ndryshimin në Shqipëri.

“Por sot është e qartë se çfarë i duhet Partisë Demokratike, se çfarë presin shqiptarët prej saj. Nuk ka asnjë dyshim që Partia Demokratike është e vetmja forcë që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri. Natyrisht siç ka ndodhur edhe më parë, me mbështetjen e SHBA, Britanisë së Madhe dhe BE-së”- përfundoi Basha.

Që pas zgjedhjeve të 14 majit, pasi Alibeaj dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të komanduar, Basha është rikthyer në skenën active politike, me takime në qytete të ndryshme të vendit, duke nënkuptuar se mund të kandidojë për kreun e PD-së. Gjatë takimeve të tij, ai ka paraqitur një platformë me 3 pika që sipas tij është emergjente për daljen e vendit nga situata ku ndodhet.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zelenski Lite: 04/06/2023 09:25

    Kopjaci

    Përgjigju
  • erion: 04/06/2023 08:57

    Ky monster qe shiti opoziten dhjetra here, ky humbes qe nuk fitoi asnje here... Sa para ka marre qe ti beje diversion shqiptareve opozitare.

    Përgjigju
  • Or tej: 04/06/2023 00:06

    Si quhet ajo goca ne krahun e Bashes se qeka yll or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump