Kryetari i PD-së ka vizituar ditën e sotme fermerët në fshatin Lekaj të Rrogozhinës, ku është njohur me problemet e tyre.
Sipas tij, mungesa e subvensioneve, rritja e çmimit të naftës dhe favorizimi i produkteve të importit e ka çuar në kolaps këtë sektor, ku fermerët luftojnë me mbijetesën.
Kësaj situate të vështirë i është shtuar dhe mungesa e mbështetjes në situatën e pandemisë duke e bërë gjendjen kritike.
Basha është shprehur se në Lekaj, takoi fermerë që mundohen me mish e me shpirt, punojnë në kushte tejet të vështira, e me borxhe për të siguruar të paktën ushqimin për familjet e tyre.
"Situata e vështirë në Lekaj e kudo nuk fshihet pas ngjyrave të propagandës. Edi Rama nuk mund ta fshehë përgjegjësinë dhe dështimin e tij në çdo sektor që sot ndodhet në ditën më të keqe", tha Basha.
Ai theksoi se dështimet, zhvatjet dhe mashtrimet e Edi Ramës po e çojnë ekonominë në krizë të thellë dhe vendin drejt kolapsit.
Sharlatani hajduti vrasesi Bashe
PërgjigjuJu kepu barku miliardierit dhe hajdutit Bashe per bujqit.... me vile be Hollane me vile 1 miliardeshe ne Farke ne dy kate spartanent ne Tirane me vile ne Qerret me llogari 2 miliard lekesh ne banke... vetem ne rrugen e Kombit vodhi 220 milion euro... ja ky eshte batakciu qe ju qan hallin fshatareve
Përgjigju