Kryetari i PD-së ka vizituar ditën e sotme fermerët në fshatin Lekaj të Rrogozhinës, ku është njohur me problemet e tyre.

Sipas tij,  mungesa e subvensioneve, rritja e çmimit të naftës dhe favorizimi i produkteve të importit e ka çuar në kolaps këtë sektor, ku fermerët luftojnë me mbijetesën.

Kësaj situate të vështirë i është shtuar dhe mungesa e mbështetjes në situatën e pandemisë duke e bërë gjendjen kritike.

Basha është shprehur se në Lekaj, takoi fermerë që mundohen me mish e me shpirt, punojnë në kushte tejet të vështira, e me borxhe për të siguruar të paktën ushqimin për familjet e tyre.

"Situata e vështirë në Lekaj e kudo nuk fshihet pas ngjyrave të propagandës. Edi Rama nuk mund ta fshehë përgjegjësinë dhe dështimin e tij në çdo sektor që sot ndodhet në ditën më të keqe", tha Basha.

Ai theksoi se dështimet, zhvatjet dhe mashtrimet e Edi Ramës po e çojnë ekonominë në krizë të thellë dhe vendin drejt kolapsit.