Qeveria: Lulzim Basha të tregojë kontratat, ILDKP dhe SPAK duhet ta hetojnë për dy vilat 'me qira'

TIRANE-Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe njëkohësisht zëdhënëse e qeverisë Elisa Spiropali i kërkon sot Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë dhe strukturës së SPAK-ut që do të ngrihet nesër të hetojnë zhvendosjen e Lulzim Bashës te vilat e 'oligarkëve'. Spiropali përmes një postimi në faqen e saj në rrjetet sociale i bën thirrje kryetarit të PD-së të deklarojë kontratat, pasi shton se bazuar te lajmet në media, qiraja është “gjethe fiku” për të mbuluar faktin se të dy vilat janë blerë prej tij. 

"Qeveria s’ka kohë të merret me Lulzim Bashën, por Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive sot, si dhe SPAK-u nesër duhet të merren me këtë histori tipike për njeriu që është bërë simbol i asaj shprehjes “beni si them unë, mos bëni si bëj unë”. Lulzim Basha akuzohet nga mediat se qiraja është një “gjethe fiku” për të mbuluar faktin, se në fakt, të dy vilat janë blerë prej tij. A është e vërtetë apo jo kjo akuzë mediatike ne nuk e dimë, por ne dimë që Lulzim Basha është i njohur për dorën e rëndë në lëvizjen e shumave të mëdha të parave" thotë Spiropali.

Zëdhënësja e qeverisë vijon më tej duke thënë se Basha do ta ketë shumë të vështirë kalimin e historisë së dy vilave dhe cështjen e lobimit rus në SHBA, përballë një trupe gjykuese të dalë nga rruga e vettingut dhe e Drejtësisë së re. "Politkisht ai s’e ka problem të bjerë në gropë e të bërtasë “Fitore”, ndërsa ligjërisht do ta ketë me siguri shumë më të vështirë ta kalojë historinë e dy vilave, atë gjysmë milion dollarë të pajustifikuar, duke kënduar Himnin përballë një trupe gjykuese të dalë nga rruga e vettingut dhe e Drejtësisë së re" thotë ajo.

Pak ditë më parë Lulzim Basha u zhvendos në kompleksin e vilave ‘Long Hill’ me pretendimin e pallati ku banonte ishte dëmtuar nga tërmeti, por në fakt Instituti i Ndërtimit e rrëzoi plotësisht. Kompleksi ku u zhvendos Basha është ndërtuar nga biznesmeni Agron Papuli, i cili është akuzuar nga PD-ja si oligark pranë PS-së. Një shtëpi në zonën ku është shpërngulur Basha kushton mesatarisht 410 mijë euro, e ndërsa për ta marrë me qira kushton rreth 2.4 mijë euro në muaj. Vilat në këto zonë janë kryesisht dy katëshe, me pishinë dhe në këtë zonë jetojnë diplomatë, bankierë dhe personazhe të njohura të biznesit.

Reagimi i plotë i Elisa Spiropalit
Lulzim Basha u ankua se historia e dy vilave të tij na qenka sajuar nga qeveria. Tani,  imagjinoni Edi Ramën, a kë të doni nga radhët tona, që thotë më zuri frika nga tërmeti dhe ika mora dy vila me qira në një nga zonat më të shtrenjta të Shqipërisë.  Parafytyrojeni vetë tani se çfarë cikloni balte do të kishte rënë mbi Shqipëri dhe çfarë do kishin nxjerrë nga grykat tërë murtajat e opozitës, duke nisur nga gryka e Lulzim Bashës. Por më e bukura është se askush nga qeveria, por as nga Partia Socialiste s’ka thënë akoma asgjë për dy vilat e Lulzim Bashës, ndërkohë që Lulzim Basha akuzon qeverinë, se e ka sajuar këtë histori.

Por çfarë ka sajuar qeveria? Tërmetin që paska lëkundur e trembur aq shumë Lulin sa të ikë nga një apartament e të marrë dy vila?  Apo mos vallë ka sajuar qeveria faktin se Luli qenka i vetmi që e paska tronditur tërmeti dhe ia paska bërë të pabanueshëm tripleksin e tij mbi një pallat ku s’ka asnjë shenjë tërmeti? Ose pastaj qeveria ka sajuar faktin që Luli merr dy vila me qira tek lagjja ekskluzive e ndërtua nga njeru që vetë Luli e ka bërë copë e çikë si oligark, ndërkohë që nga ana e tij Luli s’tregon asnjë kontratë qiraje.

Rezidenca

Në të vërtetë, qeveria s’ka kohë të merret me Lulzim Bashën, por Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive sot, si dhe SPAK-u nesër duhet të merren me këtë histori tipike për njeriu që është bërë simbol i asaj shprehjes “beni si them unë, mos bëni si bëj unë”. Lulzim Basha akuzohet nga mediat se qiraja është një “gjethe fiku” për të mbuluar faktin, se në fakt, të dy vilat janë blerë prej tij. A është e vërtetë apo jo kjo akuzë mediatike ne nuk e dimë, por ne dimë që Lulzim Basha është i njohur për dorën e rëndë në lëvizjen e shumave të mëdha të parave. Dhe sot që flasim, ai është i pandehur për më shumë se gjysme milioni dollarë që kanë lëvizur në emër të Partisë Demokratike, po që nuk figurojnë gjëkundi në arkën e parave të ligjshme të asaj partie.

Historia e dy vilave të Lulzim Bashës është pavarësisht fakteve, një tjetër e zakonshme e historisë së një politikani abuzues me ligjin e paranë, e përfitues kornik në një terren ku drejtësia i ka garantuar atij paprekshmërinë, por është njëkohësisht edhe historia tipike e një politikani që nuk ndalon sa hapuri gropën ku bie vetë. Politkisht ai s’e ka problem të bjerë në gropë e të bërtasë “Fitore”, ndërsa ligjërisht do ta ketë me siguri shumë më të vështirë ta kalojë historinë e dy vilave, atë gjysmë milion dollarë të pajustifikuar, duke kënduar Himnin përballë një trupe gjykuese të dalë nga rruga e vettingut dhe e Drejtësisë së re.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BESNIK FY5YR PIÇI ÇAFAJ: 04/11/2019 12:24

    Lyli do vi në pushtet kur të qethen viçat. E bashk me viçat do qethim dhe lylin që është viç race bastarde.

    Përgjigju
  • Trala zura nje gale: 04/11/2019 09:50

    Tamam ashtu eshte sic thone komentuesit. Do te vije ne pushtet me ndihmen e rubles ruse.

    Përgjigju
  • populli: 03/11/2019 17:03

    Asgje nuk keni per ti bere.. Do jetoj si mbret madje do mari dhe pushtetin..

    Përgjigju
  • Toni: 03/11/2019 16:34

    Po vilat e tua zonje kush do ti hetoje, vilat apartamentet foristradat e tua mendon se duhet ti hetoje SPAKU...ne populli themi PO.

    Përgjigju
  • Er er: 03/11/2019 16:07

    O spiro je ber per te ardhur keq e dashur...krijo nje profil tendin dhe mos u bej copy paste si skenderbeu jot...

    Përgjigju
  • Taulanti: 03/11/2019 15:25

    Te gjitha vilat e politikaneve duhet te KALOJNE ne filtrin e SPAKUT Duke filluar nga FATOS NANO , SALI BERISHA , ILIR META ED RAMA ME VILEN E FAMESHME ME NEN KALIME TE BLIDUAR NE SURREL LULEZIM BASHA ME SHTESEN E KATIT N Q SE SPAKU FILLON ME FIGURA TE DYTA OSE TE TRETA NE POLITIKE. SPAKU NUK DO JETE I BESUESHEM DHE DO JETE NEN SHINJESTREN E ANALISTEVE KJO KERKOHET SOT NE KETO KOHE ESHTE URGJENTE BRAVO SPIROPALI ME IDENE PER LUFTIMIN E KORRUPSIONIT

    Përgjigju
  • Pyka: 03/11/2019 15:06

    Po kjo zonja ç'di të bëj....se për pinokun e vogjël e dimë.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja