Basha tha se fitoi Bashkinë e Tiranës se mbajti larg Berishën, Nishani: Gënjeshtar! Ai i mësonte edhe gjërat më elementare

Basha tha se fitoi Bashkinë e Tiranës se mbajti larg Berishën, Nishani: Gënjeshtar! Ai i mësonte edhe gjërat më elementare

Ish-kreu i Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani

TIRANË- Ish-kreu i Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani ka hedhur një sërë akuzash në drejtim të Lulzim Bashës, të cilin e ka quajtur qesharak, gënjeshtar kongjenital si edhe parazit politik. I gjithë ky reagim vjen deklaratës së Bashës, se ka fituar Bashkinë e Tiranës vetëm sepse ka mbajtur larg Sali Berishën, duke thënw se kjo është një gënjeshtër e madhe.

"Të nderuar miq, një gënjeshtar kongjenital jo vetëm që nuk mund të na udhëheq në ndonjë fitore por na shkaktoi në tetë vite, kaosin, hallakatjen dhe dekurajimin më të madh politik që kemi patur ndonjëherë brenda Partisë Demokratike. Gënjeshtari kongjenital po thotë se ka fituar në 2011, Bashkinë e Tiranës, pa Berishën !Si drejtues i shtabit elektoral për Tiranën, atë botë, më bezdiste deri në nervozizëm te shikoja se si gjatë gjithë ditës, L. Basha i kërkonte S. Berishës ta udhëzonte, ti tregonte e ti mësonte edhe detajet më elementare për axhendën ditore dhe tezat e fushatës. Ky nuk është thjesht qesharak, jo vetëm gënjeshtar kongjenital por një parazit politik me një kosto të madhe për të gjithë ne", shkruan Nishani.

Ai ndalet më pas te 11 dhjetori, ditën kur është thirrur të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PDsë, duke thënë se kjo do të shpëtojë PD-në.

"11 Dhjetori 2021, po vjen me shpejtësi.  Uragani i njerëzve të ndershëm, trimave e patriotëve do të shpëtojë Partinë Demokratike. Të ringremë PD për të shpëtuar Shqipërinë", shkruan Nishani.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 13/11/2021 17:25

    Nishan mire Basha genjeu per fitoren ne bashkine e Tiranes kunder Ranes ne 2911,por ju ish president e pranon qe zgjedhjet u vodhen nga ju duke shlyer kutite ne Lunder dhe firmosjen e vjedhjes nga Ristani ;qe sot bashke me ato tre bandillet duhet te ishin ne burg ?

    Përgjigju
  • Ouuu: 13/11/2021 16:26

    Po që këtë herë Nishani ka shumë të drejtë.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?