Basha thërret popullin: Qeveria
në duart e mafies, ta largojmë
Video/Eshte vertet kaq i nxehur?

Basha thërret popullin: Qeveria<br />në duart e mafies, ta largojmë<br />Video/Eshte vertet kaq i nxehur?
TIRANË  - Lideri i opozitës Lulzim Basha ka ashpërsuar tonet ndaj qeverisë. Kryedemokrati doli në një deklaratë të posaçme për mediat për të listuar të gjitha lidhjet kriminale, që sipas tij ka qeveria me bandat e trafikut të drogës. Basha tha se së bashku me qytetarët, PD ka detyrën ta largojë një orë e më parë këtë qeveri.

Nga selia blu duke denoncuar  lidhjet që sipas tij  ministri i Brendshem Saimir Tahiri dhe dy drejtorë të policisë në Korcë dhe Gjirokastër janë të dokumentuar  si persona të implikuar në trafikun e drogës.

Deklarata e Lulzim Bashes
Ka filluar të vijë era shtet, thotë Edi Rama. Në fakt vendi kutërbon dhe qelbet nga era e drogës, e krimit, e trafiqeve, e përfshirjes të palo shtetit të Edi Ramës në trafiqe.
 
Pas arrestimit të bandës në Durrës, ministri i tij është dokumentuar duke justifikuar, duke dhënë llogari para banditëve,  krerëve të  bandës dhe personave të lidhur me ta,   duke ju thënë  “nuk e keni prej meje, nuk isha unë ”. Kjo është e dokumentuar.
 
Është pikërisht dokumentimi i kësaj që tregon se sa qelbet shteti i Edi Ramës.
 
Por Edi Rama është krenar dhe thotë se kjo është era shtet.
 
A do jetë krenar Edi Rama sot për ministrin e tij, pas fakteve të reja që publikojmë, të dokumentuara po kështu nga parnerët se dy drejtorët e tij të Policisë në Korçë dhe në Gjirokastër, janë të implikuar drejtpërdrejt në trafikun e drogës.
 
Arianit  Arapi dhe Ajet Zyberi janë dokumentuar përsëri nga parnerët si  shërbëtorë të krerëve të trafikut të drogës, si njerëz në dispozicion të biznesmenëve të hashashit, miq për kokë të Edi Ramës. Era shtet është kjo?!
 
Kjo është era e kalbëzimit të shtetit. Kjo është era e rënies së shtetit në duart e mafies. Kjo është era e përzjerjes së kryeministrit dhe qeverisë së tij me krimin. Cili është treguesi, matësi kryesor i shtetit?! Është forca, dhuna ndaj të pamundurve?! A është vallë shtet të mbushësh qelitë me të varfër, me të pamundur që nuk kanë 10 mijë lekë  të vjetra të paguajnë energjinë se nuk kanë se me çfarë, se nuk kanë ku ti marrin?!
 
Apo të mbushësh burgjet me berberë e ambulantë që nuk kanë kupon.
Por nga ana tjetër, të kesh narkoministrin e dy drejtorët e Policisë në shërbim të bandave të drogës.
 
Era shtet është të kesh hektarë të mbjellë me drogë në gjithë vendin që ruhen me njerëz të armatosur, që kanë imunitet nga banditët e veshur me uniformë që ruhen nga ministri i Brendshëm që justifikohet se nuk e kanë prej atij kur e kapin shërbimet partnere?!
 
Në fund, jo vetëm era shtet që nuk është por është era krim.
 
Çdo qytetar e sheh vetë dhe e di se kjo është forma, përmbajtja, përmasa e një regjimi kriminal, e një miksimi qeveri-krim, që i ka zënë frymën vendit.
 
Nuk është era shtet të vendosësh drejtorin e kufirit të Dhërmiut në prehrin e kushërinjve habilaj,  zonë ku magazinohet e bëhet gati për të kaluar në Itali hashashi i vendit?
 
Nuk është era shtet të dalësh e të thuash që refuzon të zbatosh një vendim gjykate si ministër i Brendshëm, e më pas po ky birbo të dalë e të arrestojë përmbaruesin që u ngarkua me zbatimin e këtij vendimi gjykate, një arrestim që prokuroria e shpalli të paligjshëm.
 
Ky nuk është shtet. Është një regjim kriminal oligarkik. Eshtë kutërbimi i ndotjes që ka shkaktuar shkrirja e qeverisë së Edi Ramës me bandat, ndotja e një oligarkie të përlyer me krim.
 
Ky regjim me këto përmësa ka qelbur Shqipërinë,  bashkë me qytetarët kemi detyrën dhe të drejtën ta largojmë një orë e më parë.

 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal