Komisioni Antikorrupsion, Bardhi dhe Basha akuza Ramës: Na quante shpifës e merrte në mbrojtje Beqajn! Hijet e korrupsionit lidhen pas karrikes së tij

Komisioni Antikorrupsion, Bardhi dhe Basha akuza Ramës: Na quante shpifës e merrte në mbrojtje Beqajn! Hijet e korrupsionit lidhen pas karrikes së tij

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe kreu i demokratëve euroatlantik, Lulzim Basha

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka komentuar mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme nga kryeministri Rama dhe deputetët socialistë, ku në fokus ishte komisioni Antikorrupsion.

Bardhi u shpreh se kur PD denonconte korrupsionin në shëndetsi, kryeministri merrte në mbrojtje ish- ministrin Ilir Beqaj.

Ai shtoi se PD kërkon hetim parlamentar për korrupsionin qeveritar. 

 “Pas 11 viteve keqqeverisje Edi Rama u thotë shqiptarëve që duhet ta besojnë se ka ndryshuar mendje dhe do punojë për mirëqeverisje. Kur ne luftonim korrupsionin në shëndetësi, Edi Rama na quante shpifës dhe merrte në mbrojtje Ilir Beqajn. Kur ne luftonim korrupsionin tek inceneratorët, Edi Rama i quante heronj Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, duke u dërguar si mburojë të malit të korrupsionit edhe deputetët e grupit të tij parlamentar. Kur ne luftonim korrupsionin në Policinë e Shtetit që po sillte kanibizimin masiv të Shqipërisë, Edi Rama shpalli ministër kampion Saimir Tahirin. Kur ne kërkojmë hetim parlamentar për korrupsionin qeveritar, Edi Rama shkel Kushtetutën për të penguar rolin kontrollues të Kuvendit”, tha ai.

Edhe kreu i demokratëve euroatlantik, Lulzim Basha, ka hedhur akuza ndaj kryeminsitrit Edi Rama, pas fjalës që Rama mbajti sot në mbledhjen e grupit të PS, ku në fokus ishte komisioni antikorrupsion.

Me një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se kryeministri del jep deklarata sa herë plas një skandal korrupsioni.  

Basha shkruan se drejtësia po bllokohet përmes propagandës.

 “Sa herë i plasin skandalet e korrupsionit, si rasti i tmerrshëm i onkologjikut, pushton ekranet duke u përbetuar se tani do të luftojë korrupsionin. E sa herë ndërmerr nisma gjoja kundër korrupsionit, më shumë para vidhen nga xhepat e shqiptarëve. Përmes propagandës synon të bllokojë drejtësinë, që ajo të mos të trokasë në derën e tij dhe t’u shesë shqiptarëve sapunin për djathë, sikur të gjithë janë të korruptuar veç ai jo. A ka shqiptar që beson se kur janë kapur me presh në duar zëvendës kryeministri i korruptuar, ministra të korruptuar, kryebashkiak të korruptuar, drejtorët e përgjithshëm të korruptuar, drejtorët e bashkive të korruptuar, të gjithë të korruptuar, vetëm Edi Rama është i pakorruptuar? Të gjitha fijet e korrupsionit lidhen pas karrikes së tij, prandaj atij i duhet dëshpërimisht të kontrollojë SPAK, e për këtë përdor aleatët që ndajnë të njëjtin hall me të.”, tha ai.

Rruga e vetme për të luftuar korrupsionin në vend për Bashën është duke fuqëzuar SPAK.

 “Sot ka një rrugë për të luftuar korrupsionin, të mbështetet dhe fuqizohet SPAK. Të tjerat janë shfaqje elektorale, për të pastruar imazhin e nxirrë nga gjëmat që kanë shpopulluar vendin. Shqipëria meriton më shumë!”, tha ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

'Magjistari' Xhaka, la në hije të gjithë futbollistët e Italisë

'Magjistari' Xhaka, la në hije të gjithë futbollistët e Italisë