Basha urdhëron zgjedhjet në FRPD 
ja udhëzimi, sipas modelit amerikan

Basha urdhëron zgjedhjet në FRPD <br />ja udhëzimi, sipas modelit amerikan
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka urdhëruar zhvillimin e zgjedhjeve në Forumin Rinor të Partisë Demokratike, për herë të parë pas 14 viteve. Pak minuta më parë i është shpërndarë të gjitha degëve në rrethe, Udhëzimi për Organizimin e Zgjedhjeve për Organet Drejtuese të Forumit Rinor, material i cili i hap rrugën zgjedhjeve për kryetarin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe strukturave të tjera të FRPD – së.
 
“Shqiptarja.com” ka siguruar udhëzimin i cili parashikon që zgjedhjet e reja në degë të ndahen në dy faza, duke zgjedhur kryetarin e FRPD fillimisht, sipas modelit “një anëtar, një votë” dhe faza e dytë, ajo e zgjedhjes së kryetarëve të degëve  të FRPD dhe strukturave drejtuese të Degëve.

Risia e këtyre zgjedhjeve është se do të zhvillohen sipas modelit amerikan, duke zhvilluar debatet zgjedhore në 12 qarqe dhe 8 degë. Në Kuvend marrin pjesë me mandat e të drejtë vote të gjithë anëtarët e Degës së FRPD. Kandidatet për Kryetar të FRPD do të zhvillojnë gjatë Kuvendit të Degës një Debat Publik, i cili do të përqendrohet në prezantimin individual të çdo kandidati, si dhe në trajtimin e temave të veçanta politike, ekonomike, dhe shoqërore që prekin sot vendin dhe veçanërisht të rinjtë.
 
Debati Zgjedhor është i hapur për publikun. Debati Zgjedhor do të zhvillohet dhe grupohet në 12 Qendër Qarqe dhe 8 Degë përkatësisht: Berat, Gjirokastër, Kurbin, Pogradec, Dibër, Kavajë Lezhë, Sarandë, Durrës, Korçë, Lushnje, Shkodër, Elbasan, Krujë, Mat, Vlorë, Fier, Kukës, Mirditë, Tiranë. Degët e tjera të FRPD do të marrin pjesë në Debatet Zgjedhore sipas afërsisë gjeografike dhe qendër qarkut përkatës. Grafiku i Debateve Zgjedhore përcaktohet nga Grupi i Punës dhe shpallet brenda datës 28 Tetor 2015.
 
Debati Zgjedhor pasohet nga votimi për Kryetarin e FRPD, sipas parimit “një anëtar, një votë”. Kuvendi ngre Komisionin e Votimit, të përbërë prej 3 anëtarësh me mandat, dhe nga një përfaqësues për çdo kandidat për Kryetar të FRPD. Përfaqësuesit e kandidatëve për Kryetar në Komisionin e Votimit duhet të kenë të drejtë vote në Kuvendin e Degës dhe kanë te drejta të plota në Komisionin e Votimit gjatë votimit dhe numërimit të Kryetarit.
 
Udhëzimi përcakton edhe kriteret e atyre që duan të kandidojnë për kryetar të FRPD, ku përjashtohen të gjithë personat mbi 30 vjeç. “Të jetë individ me integritet të lartë moral dhe profesional; Të jetë me arsim të lartë ose student; Të ofrojë shanse reale për të ngritur në një nivel të lartë veprimtarinë e FRPD; Të mos jetë anëtar i Grupit të Punës i deleguar nga FRPD për procesin zgjedhor; Të mos jetë mbi moshën 30 vjeç”, thuhet në udhëzim. Afati i paraqitjes dhe propozimeve të kandidaturave pranë Grupit të Punës është 15 ditë nga hyrja në fuqi e këtij Udhëzimi.
 
udhezimi 1

udhezimi 1

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'