Basha uron Mitsotakis për fitoren në Greqi: Fillim i ri, inspirim edhe për Shqipërinë

Basha uron Mitsotakis për fitoren në Greqi: Fillim i ri, inspirim edhe për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një mesazhi në Twitter ka uruar kreun e partisë ‘Demokracia e Re’, Kyriakos Mitsotakis për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u bënë ditën e djeshme në Greqi.

Demokracia e Re mundi bindshëm, partinë e Aleksis Tsipras, SYRIZA që udhëhiqte Greqinë. Në urimin e tij Basha shkruan se tashmë për Greqinë është një fillim i ri me ardhjen në pushtet të Mitsotakis. Madje sipas Bashës, fitorja e Mitsotakis është inspirues për triumfin e vlerave europiane në Shqipëri dhe në rajon.

Urime për Kyriakos Mitsotakis dhe ‘Demokracia e Re’ për fitoren e thellë! Votimet e sotme shënuan një fillim i ri për Greqinë, inspirues dhe shembull për triumfin e vlerave europiane si për Shqipërinë ashtu edhe për pjesën tjetër të rajonit!’, shkruan Basha në Twitter.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sportisti: 08/07/2019 09:18

    O Lul palla po ç’lidhje ka??? Ata jane konservatore e do u japin shkelmin shqiptareve e ti si kungull i papjekur me vrap......yytt palo politikan pa pike vlere je si polistiroli qe perdoret per ambalazh asgje me shume!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)