Basha vizitë në ish-kampin e internimit në Tepelenë: Një krim kundër njerëzimit, të kthehet në një muze të kujtesës historike

Basha vizitë në ish-kampin e internimit në Tepelenë: Një krim kundër njerëzimit, të kthehet në një muze të kujtesës historike

Lulzim Basha, Kreu i Partisë Demokratike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të martë në Tepelenë ku vizitoi  në kampin e internimit të kohës së diktaturës  i shoqëuar nga disa të mbijetuar të periudhës së sistemit dikatorial. Ndërsa është njohur nga afër me jetën dhe vuajtjet e një prej të mbijetuarve të kampit famëkeq, Simon Maroka  Kryedemokrati  Basha u shpreh se ky kamp u ngrit sipas një parimi të shfarosjes  për të zhdukur të gjithë ata që vepronin në kundërshtim me regjimin e kohës

Nga pikëpamja njerëzore, ky është krim kundër njerëzimit, bëhet fjalë për një kamp shfarosjeje. Dhe duke qene se çdo gjë zhvillohej nën diktatatin diktatorial të kohës, kuptohet se qëllimi ka qenë për të zhdukur kundërshtarët e regjimit me qëllim për t'i përqëndruar në një pikë, dhe më pas për t i zhdukur . Për shkak të trajtimit ç'njerëzor .  Duke qenë se gjithçka u zhvillua edhe pa legjislacionin që diktatura e përdorte për të burgosur dhe për të ekzekutuar kundërshtarët e regjimit dhe u drejtua kryesisht kundër familjarëve të tyre, nuk ka asnjë diskutim se edhe motivi i xhelatëve që i sollën këtu, edhe mënyra e veprimit këtu kishte një qëllim, shfarosjen e tyre.

Lulzim Basha, Kreu i Partisw Demokratike

Teksa e konsideroi këtë kamp një kult të krimit kundër njerëzimit ,Basha gjatë fjalës së mbajtur theksoi se është shumë e rëndësishme të mos harrohet historia edhe ky vend të kthehet në një muze të kujtesës historike .

Kampi duhet të restaurohet të ruhet si dëshmi e të kthehet në një muze kujtese. Kulti i krimit, problemi më i madh i këtij vendi, sepse historia ka treguar që një popull që nuk kujton rrezikon. Mos ta harrojmë këtë histori dhe ta kthejmë këtë në një vend peligrinazhi e kujtese historike në mënyrë që përmes një restaurimi të kthehet në një vend dëshmie  për Shqipërine, Kombin Shqiptar dhe Ballkani për një t'u ruajtur si dëshmi për barbarizmat që kanë përjetuar ata njerëz që regjimi i toruroi dhe i persekutoi . Ne duhet patjetër ta kthejmë këtë  kamp në një vend kujtese, dhe është një detyrim të plotësohet dëmshpërbilimi material, por më i rëndësishmë se kaq është dëmshpërblimi moral. Por akoma nuk kemi , një qëndrim të hapur në lidhje me këtë episod barbar që ngjan me holokaustin .  Ndërsa  ne ballafaqohemi edhe sot , me figura gjelatësh , të ngjashëm më atë kohë që kanë marrë peng drejtësinë. Sot ne ballafaqohemi me mungesën e vetëdijes dhe të kujtesës. Riqarkullohen emra xhelatësh në institucionet e drejtësisë e në institucionet e shtetit dhe vazhdojnë flasin ata për drejësi të standardeve evropiane.

Lulzim Basha, Kreu i Partisw Demokratike

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gardiani: 13/02/2019 10:08

    Si gjithenje i ''vonuar'' dhe hipokrit , po ju, j'u sulet me vare dhe zjar BUNKART 2, vetem se u be muze , mbas 30 vjetesh u kujtuat te beni muze ne Tepelene . Nuk ju beson njeri,mos harxho kot frymen !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja