Basha vizitë në Kalanë e Beratit: Do mbështesim restaurimin e trashëgimisë kulturore, të lëvrojmë fonde nga BE për objektet e kultit

Teksa e cilësoi Kalanë e Beratit si një vlerë historike të paçmueshme të këtij qyteti, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha premtoi mbështetjen për restaurimin e trashëgimisë kulturore me të gjitha format dhe mënyrat kur të vij në qeveri pas 25 prillit.

Basha tha se vlerat e kulturës dhe e monumenteve historike të vendit nuk janë ekspozuar siç duhet, ndërsa tha se do të bëjë të mundur të marrë ndihma nga BE pёr tё mbrojtur objektet e kultit, pasi në vendin tonë gjendet një ndër traditat mё tё zhvilluara dhe mё unike tё bashkëjetesës fetare.

"Për mua është detyrim që të mbështesim restaurimin dhe trashëgiminë kulturore me të gjitha format dhe mënyrat dhe e dyta të bëjmë shembull edhe për ata që kanë mundësi të kontribuojnë në vendin e tyre por që i pengojnë ndoshta nevojat bazike, familjare, ekonomike të kthehen dhe të kontribuojnë këtu. Të kthehen dhe të restaurojnë trashëgiminë kulturore shqiptare me të njëjtin pasion, madje me më shumë pasion se ç’mund të bëjnë punën e tyre në Itali apo diku tjetër. Mirëmbajtja e tyre ktheheët në një pasuri të jashtëzakonshme për qytetin. Vetëm që ne kemi patur fatin e keq mos ta ekspozonim. Madje është goditur rëndë. Në vitet 67-68 janë shkatërruar pasuri tё pakthyeshme tё kësaj trashëgimie kulturore. Në kёto kohё tё vёshtira po kujdeseni dhe po jepni kuptim dhe po jepni ekspozim kёsaj pasurie tё jashtёzakonshme, nuk ka nevojë ne qё tё harxhojmë miliona, mjafton tё tregojmë vullnetin tonё pёr tё çelur, pёr tё ç ‘kyçur ndihmën europiane pёr tё mbajtur objektet e kultit, qofshin këto kisha, xhamia, teqe sepse këtu Europa ka dhe gjen njё ndër traditat mё tё zhvilluara dhe mё unike tё bashkëjetesës dhe tё respektit tё ndёrsjelltё midis besimeve fetare. Por nё tё njëjtën kohё gjen monumente tё tilla qё bёjmё krenar çdo shqiptar", tha Basha.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berat: 20/03/2021 23:59

    Ik o markara se do besh pis rruget e kalase u kujtove ti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)