'Basha zyrtarisht në fushatë!'/ Ndoka: Rama nuk merr vesh me protesta paqësore, shumë shpejt do t'i vijë dita!

TIRANË- Takimet e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në rrethe në kuadër të "Rrugëtimit për Shqipërinë", nuk janë thjesht biseda me qytetarët, por një parapërgatitje për zgjedhje të parakohshme. Në studion e Report Tv, kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka tha se opozita është në fushatë zgjedhore, ku po shpalosë platformën e saj, me argumentin se kjo është një kërkesë e ndërkombëtare, edhe pse këta të fundit nuk kanë dalë publikisht me një qëndrim të tillë.

Nga ana tjetër, Ndoka shtoi se edhe kreu i qeverisë, Edi Rama është në dijeni të kësaj kërkese, sipas Ndokës të ndërkombëtarëve, dhe se shumë shpejt do të zhvillohen zgjedhjet, thjesht kryeministri po fiton kohë dhe terren.

"Takimet e Lulzim Bashës ndryshojnë nga metoda e përdorur deri më tani nga opozita. Basha po shpalos alternativën e opozitës. Jemi në fushatë elektorale për t'u përgatitur për zgjedhje të parakohshme, që shumë shpejt do të ndodhin. Kjo ka qenë një kërkesë e ndërkombëtarëve. Edhe Rama e ka të qartë, por thjesht po përpiqet që të fitojë kohë dhe terren", u shpreh Ndoka në Report Tv.

Duke u ndalur tek aksioni opozitar, Ndoka zbuloi se protestat do të vijojnë, si një mënyrë për të larguar kryeministrin Edi Rama, por paralajmëroi që ato do të jenë më të ashpra dhe më të dhunshme, pasi sipas Ndokës "rruga europiane" nuk ka ndikuar te Rama. 

"E vetmja mënyrë është protesta, por Rama e ka treguar se nuk ndikohet nga sjellja europiane dhe do një formë tjetër. Drejt asaj po shkohet. Po i vjen dita", tha kreu i PDK-së.

Sa i përket, një tjetër çështje të rëndësishme të javëve të fundit, siç është ajo e Reformës Zgjedhore, përballë gazetarit, Ndoka tha se pjesëmarja e opozitës parlamentare në këtë Komision është e panevojshme, me argumentin se deputetët e rinj nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit dhe as nuk janë pjesë e një force politike.

"Komisioni që është problematik dhe në aspektin kushtetues. Kemi parlament monopartiak, me deputet të pavarur, nuk përfaqësojnë një parti politike, as elektoral.  Nuk ka dy opozita, ka një opozitë që ne kemi një përfaqësim politik të elektoratit tonë. Ne kemi një mandat nga populli, por kemi shkëputur marrëdhëniet me Kuvendit. Brenda kemi disa deputet të pavarur, por nuk përfaqësojnë opozitën.  Duhet të ketë një lojë logjike. Nuk mund të jetë një komision ilegjitim, s'kemi vërejtje të kësaj mazhorance, përtej Gjiknurin. Disa personazhe nuk e kanë vendin aty, por nuk mund të japin peshë politike dhe nuk janë votuar në zgjedhjet lokale, disa individ që nuk janë votuar nga populli.  Ata duhet ta kuptojnë vetë, se pesha e tyre politike nuk përfaqëson asgjë. S'kanë as karakter politik, mungesa e përfaqësimi nga populli, janë zgjidhje individuale që ato bëjnë. Nuk duhet të flisnin në emër të opozitës. E pafalshme në aspektin politik", përfundoi Ndoka në studion e Report Tv.

Ai ka pasur edhe një koment, për akuzat e bëra ndaj kryedemokrati Basha për zhvendosjen në një nga vilat në kompleksin luksoz "Long Hill". "Ne kemi një kontroll mbi pasurinë tonë, është pa mandat mund të hetohet për çdo lloj lëvizje që ka në sistemin financiar. S'ka asnjë mburojë si lider i opozitës Nuk ka asnjë pengesë, çdo gjë është e qartë si drita e diellit", tha Ndoka.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luan: 06/11/2019 12:47

    O nard llapaqeni do protestoj mileti per ke mo vul humbje per veshet e tu po parti ke vetem antaret e fundit nuk o nard se jeni fik komplet o mish me pilaf

    Përgjigju
  • redi: 05/11/2019 18:57

    Nard Ndoka politikan ? Ky eshte kryetar vetes dhe lepihet Lulit per ndonje vend si deputet.O Nard vetem se jeti dhe disa si kallupi yt, PD nuk vjen ne pushtet as me zgjedhje dhe as me protesta.Hap rrugen te vije rinia e PD ne udheheqje se vetem atehete do i kthehet besimi popullit

    Përgjigju
  • Nokaro: 05/11/2019 18:56

    Hiqeni kete kafshe me koke hardhuce e me bisht gomari nga ekranet se na helmuat jetet

    Përgjigju
  • A...Zh: 05/11/2019 18:40

    Edhe une kam patur dyshime nese Rama do u rezistonte protestave te dhuneshme, por e ke pare mor Nard qe se rru...ti fare!

    Përgjigju
  • VESH GJAT NARD NDOKA: 05/11/2019 17:46

    O vesh gjat nard idjot ndoka ti je një debil që po ha qyl po po erdhi dita të bëhen listat e hapura ti do hash ktë timin o IDJOT I LER O NARDI PLER.

    Përgjigju
  • Hola muchaco: 05/11/2019 17:34

    Dy janë mundësitë për zgjidhjen e situatës, është mundësia e parë dhe mundësia e dytë, mundësi të tjera nuk ka, edhe po të kishte do ishin të papranueshme për opozitën e vërtetë. Ne e dijmë që Edi Rama e dinë por ai bën sikur nuk e dinë që ne e dijmë, megjithate populli e din cfarë don dhe po nuk ja dham ne ai do..... etj etj etj......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët