Qoftë pranverë apo verë, janë dy stinët më të pëlqyera për njerëzit, sepse ardhjen e vapës, vijnë pushimet, plazhi, daljet deri në orët e para të mëngjesit, ekskursionet, por edhe mushkonjat. Si çdo vit, me ngrohjen e temperaturave, këto insekte të vogla, na bezdisin me pickimet e tyre dhe jo pak herë janë edhe bartëse të sëmundjeve të ndryshme.

Për të luftuar pickimin e mushkonjave, njerëzit mundohen gjatë verës të përdorin shumë kimikate apo insekticide që njëkohësisht në disa raste janë të dëmshme edhe për vetë trupin e njeriut.

Megjithatë kohët e fundit studiuesit këshillojnë 5 mënyra natyrale dhe me kosto të ulët për luftën ndaj munshkonjave.

1.Fillimisht sigurohuni që të gjitha dritaret të jenë me rrjetë kundër insekteve
2.Shmangni praninë e ujit pranë vazove me lule të vendosura në ballkonet e shtëpisë.
3.Edhe qepa apo karafili mund të shërbejnë mjaft mirë për largimin e mushkonjave. Mjafton pak qepë dhe një karafil për të mbajtur larg mushkonjat e bezdisshme.
4.Gjithashtu janë edhe bimë të tjera që mbajnë larg nga ne mushkonjat si livando, borziloku apo lulelimoni
5.Së fundmi është hudhra e cila nuk është vetëm një ilaç për parazitët e ndryshëm por edhe një ‘luftëtare’ e denjë në betejën tonë me mushkonjat. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)