Një çift ka gjetur një mënyrë të veçantë për t'u martuar. Dhëndri ka marrë nusen e tij në kishë me një traktor. Heidi dhe Simon Underwood zgjodhën një transport të veçantë nga ajo që zgjedhin çiftet e tjera.

Zakonisht shumica e vajzave ëndërrojnë ditën e dasmës së tyre që dhëndrri t'i marrë me një karrocë.
Por Simon ka gjetur këtë mënyrë të veçantë sepse në jetën e përditshme është puna e tij që të ngasë këtë mjet.
trak
Heidi tha se nuk ishte fare nervoze kur bashkëshorti i saj i sugjeroi këtë metodë për ditën e dasmës së tyre.

"Unë e mirëprita këtë ide, sepse ishte diçka ndryshe. Unë kurrë nuk e kam më parë këtë gjë", tha Heidi.

Heidi u shpreh gjithashtu se kishte besim në aftësitë e Simonit që të ngiste atë 'përbindësh' për shkak të punës së tij.

"Ne kemi patur një përgatitje të vogël për t'u siguruar që unë mund ta bëja këtë gjë", u shpreh Simon.

Babai i nuses mendoi se kjo zgjedhje që kishte bërë çifti ishte fantastike.

"Ishte absolutisht e shkëlqyer, vështrimi në fytyrat e njerëzve ishte i mahnitshëm. Jo të gjithë e dinin se çfarë do të ndodhte. Unë e dija, por thjesht nuk e besoja deri në momentit kur ndodhi", tha babai i nuses.

(v.gj/shqiptarja.com)