Prej 2 javës familja Loshi nga Tirana jeton mes ankthit dhe pritjes për kryefamiljarin e saj Hasim Loshi. 69 vjeçari që vuante nga skleroza humbi kontaktet rreth 2 javë më parë, ndërkohë që familjarët nuk kanë asnjë të dhënë rreth vendodhjes së tij.

Hasimi vuante nga skleroza, nuk kishte kujtesë, nuk mbante mend emrin e vetë as shtëpinë që tu thoshte të tjerëve adresën.

Thjesht ikte dhe vinte, nuk ka ndodhur ndonjëherë që të mos kthehej në shtëpi, atë ditë iku dhe nuk u kthye më,” tregon bashkëshortja Zhaneta Loshi.

Prej 2 javësh sytë e Zhanetës janë mbërthyer tek dera e shtëpisë dhe telefoni. Ishte data 10 nëntor kur bashkëshorti i saj 69 vjeçar, Hasan Loshi, doli nga shtëpia, por nuk u kthye. E fundit herë kur u pa ishte fusha e Ali Demit, aty ku banojnë prej shumë vitesh.

“Siç ikte përherë te njerëzit e vet dhe kthehej, ndërsa atë ditë nuk u kthye, nuk e dimë se çfarë drejtimi ka marrë, kishte veshur një palë pantallona të zeza, një bluze ngjyrë banane me kopsa dhe një xhaketë gri, është i gjatë me flokë të bardha dhe mban syze,” shpjegon bashkëshortja.

Prej 3 vitesh, teksa skleroza e rëndonte dita ditës, rutina e Hasanit ndahej mes dhomës së ngushtë të shtëpisë dhe oborrit.

Sot, Zhaneta kujton me detaje 10 nëntorin, nga prania e të shoqit e deri në largimin e tij.

Dyshimet e Zhaneta Loshit janë se i shoqi mund të ndodhet jashtë Tiranës. Po e vetme nuk mundet ta shtrijë kërkimin më tej.

“ Herën e parë kemi shkuar te rajoni nr.1 më pas kemi kërkuar në të gjithë Tiranën, nuk kemi lënë rrugë pa kërkuar dhe nuk e kemi gjetur, thjesht na kanë thënë dy faturino që e kemi parë te shkolla e “Baletit dhe te 7 Xhuxhat”vetëm kaq kemi parë jo më tepër” thotë Zhaneta.

Shpresa e Zhanetës tashmë është një zile telefoni pas së cilës dikush do t’i thotë se Hasani u gjet.

“Kush e shikon i lutem të na telefonojë ne në numrin 0682620859 ose policinë te 112-ta, ka nevojë për ndimë nuk është i zoti, ju lutem kush e shikon të na ndihmoj” apelon bashkëshortja.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com