Bashkia Berat,buxhet modest
por shumë investime gjatë  2016-ës

Bashkia Berat,buxhet modest<br />por shumë investime gjatë  2016-ës
BERAT- “Ndonëse me një buxhet modest, bashkia e Beratit ka investuar në realizmin e shumë projekteve për qytetin gjatë vitit 2016 ndërsa premtoi se në vitin 2017  do të shtohen projekte të reja në shërbim të qytetit”. Kështu ka deklaruar kryetari i bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, gjatë daljes së tij të fundit publike në këtë vit, i cili bëri një panoramë, të investimeve qe janë bërë gjatë vitit 2016. 

Kryebashkiaku Sinaj tha se këtë vit janë zgjidhur disa nga problematikat kryesore të qytetit, të cilat sipas tij mungonin prej vitesh. Ndër projektet që janë realizuar gjatë këtij viti, kryetari i bashkisë së Beratit, nënvizoi ndërtimin e pedonales së qytetit, rehabilitimi i rrugës nga Stadiumi i vjetër në drejtim të Sigurimeve Shoqërore, prej 350 milionë lekë të reja.

Gjithashtu janë në proces përfundimi edhe shumë projekte të tjera në sherbim të qytetit të Beratit.
 
Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku Sinaj tha se Berati e meriton që të ketë më shumë investime nga qeveria, më shumë projekte kombëtare dhe ndërkombëtare.
Redaksia Online
M.D/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'