Bashkia e Konicës kërcënon të
prishë binjakëzimin me Përmetin

Bashkia e Konicës kërcënon të<br />prishë binjakëzimin me Përmetin
TIRANE - Ngjarjet e fundit në Përmet, përvecse kanë vënë në lëvizje nivele të ndryshme të diplomacisë helene, nuk kanë lënë mënjanë edhe pushtetarë vendor të shtetit grek. Konica si një rajon kufitar pjsë e zonës së Qarkut të Janinës i binjakëzuar me Përmetin, ka kërcënuar se do të prishë këtë lloj raporti me këtë pjesë të Shqipërisë e cila, është shndërruar në objekt konflikti mes të krishterëve ortodoksë dhe kishës në njërën anë dhe pushtetit vendor të përfaqësuar nga Gilberto Jace në anën tjetër. Burime zyrtare nga Bashkia e Konicës në Greqi, kanë konfirmuar për A1 Report, se dje i është dërguar një letër zyrtare, kryebashkiakut përmetar, nga homologu i tij i Konicës në Greqi, Panagiotis Gargalas.

Ky i fundit, shpreh shqetësimin e tij për klimën e krijuar në qytetin e Përmetit ku ortodoksëve sipas tij, u është privuar e drejta themelore, për të pasur një objekt të tyre ku të organizojnë ceremonitë e ndryshme fetare. Nëse ju i nderuari zoti Jace, keni ndihmuar së bashku me stafin tuaj bashkiak, në qetësimin e situatës së atjeshme mes besimtarëve ortodoks dhe kishës nga njëra anë dhe nga ana tjetër organeve shtetërore që morën nën administrim Kishën e Shenjtë, bashkëpunimi ynë ndërmjet dy qyteteve tona binjake, do të vijojë të jetë i shkëlqyer, por nëse kjo nuk ka ndodhur, atëherë ne si bashki, do të kërkojmë një tjetër mënyrë për të zgjidhur këtë problem dhe raportet tona binjakëzuese-thuhet ndër të tjera në letrën e dërguar zyrtarisht nga kryabashkiaku i Konicas Panagiotis Gargalas, në adresë të kryebashkiakut të Përmetit, Gilberto Jace.

Të dy qytetet, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në të gjitha fushat dhe binjakëzimi mes tyre. E përditshmja që del në Janinë “Proinos Logos”, e ka konfirmuar këtë fakt duke ecur më tutje në prishjen e raporteve faktike mes dy bashkive të binjakëzuara dhe kjo e ka burimin, tek konflikti me kishën e Përmetit. Reagimet e tjera kanë ardhur edhe nga forcat e tjera politike në Greqi si Partia Komuniste e cila në një deklaratë, ka shprehur shqetësimin se pas ngjarjeve të Përmetit, fshehet SHBA, NATO dhe BE, të cilat suportojnë ndarjet nacionaliste dhe fetare në Shqipëri. Ndërkohë media në Janinë, ka cituar edhe deklaratën e Shoqatës së Grekëve të Përmetit, të cilët u kanë bërë thirrje autoriteteve shtetërore shqiptare, rikthimin pa kushte të godinës së Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri”, Kishës Ortodokse lokale e cila e quan atë si Kisha e Shën Marisë.

Kryebashkiaku i Përmetit Gilberto Jace, konfirmon se është vënë në dijeni, nga homologu i tij grek i Konicës Panagiotis Gargalas, përmes një imejli. Për A1 Report, zoti Jace pranon se ka marrë një imejl nga kryetari i Bashkisë së Konicës i cili i kërkon atij shpjegime rreth situatës së krijuar ditët e fundit në Përmet, ku janë përfshirë në konflikt, Kisha Ortodokse Lokale dhe Bashkia e Përmetit, e cila ka rimarrë nën kontroll, godinën e Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri” ku ishte nën administrim të plotë nga kleri ortodoks, në 16 vitet e fundit.

Kryetari i Bashkisë së Konicës Panagiotis Gargalas, më ka dërguar një imejl ku lihet shumë qartë të kuptohet se raportet mes dy bashkive që janë binjake me njëra-tjetrën, do të rishikohen nëse bashkia e Përmetit, është e përfshirë direkt në konfliktin në fjalë dhe nëse vetë unë apo dhe stafi im kemi kontribuar për qetësimin e situatës apo të qëndronim indiferent, kjo për kryebashkiakun grek, do të ishte pozitive-sqaron për A1 Report, zoti Jace. Si kryetar i Bashkisë së Përmetit, do t’i kthej nesër një përgjigje zyrtare ku do t’a vë në dijeni të zhvillimeve të këtushme zotin Gargalas dhe rolin e bashkisë në këtë ngjarje, si dhe do t’i shpegoj atij se bashkia apo ndonjë institucion tjetër, nuk mund të diskutojë rreth vendimeve të shkallëve të gjyqësorit shqiptar-është shprehur Jace duke qëndruar i patundur në versionin e tij se Pallati i Kulturës në Përmet, është i patjetërsueshëm dhe nuk mund të bëhen pazare me të.
 
Redakisa Online
(b.m.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ja pasojat që la shpërthimi i tritolit në agjencinë funerale: Dera e shkatërruar, një gropë në dysheme dhe materiale të dëmtuara

VIDEO/ Ja pasojat që la shpërthimi i tritolit në agjencinë funerale: Dera e shkatërruar, një gropë në dysheme dhe materiale të dëmtuara