TIRANË – Bashkia e Tiranës ka reaguar sot ndaj fjalës së Kryeministrit Rama në zonën e Kënetës së Durrësit lidhur me procesin e legalizimit të banesave të drejtuar personalisht prej tij.
 
Bashkia e ka akuzuar Ramën se i ka lejuar ndërtuesit për 11 vjet, gjatë kohës kur drejtonte kryeqytetin, të shkelnin lejet e ndërtimit dhe më pas, i ka braktisur nga ata nga e drejta e hipotekës mbi to. Ndaj, thuhet në njoftimin që Bashkia ka lëshuar sot, “Kryeministri s'ka asgjë për të treguar deri me sot për punën e tij, por bëhet edhe më i pabesueshëm, gati qesharak kur në mungesë të rezultateve të tij sulmon, bllokon dhe nxin çdo arritje për qytetarët”.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)