Bashkia e Tiranës kërkon amendim të ligjit për të ndihmuar bizneset që preken nga situata të ngjashme si pandemia e Covid-19
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku
Një lajm i mirë për bizneset vjen nga Bashkia e Tiranës, e cila në seancën dëgjimore në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku po diskutohet Pr/Buxheti i vitit 2021, ka kërkuar të shikohet mundësia ligjore për të mos aplikuar një taksë të caktuar në situata të caktuara, siç ndodhi këtë vit me pandeminë Covid-19.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, tha sot se do ishte me vlerë që bashkive t’u jepet e drejta, që përmes një vendimi të këshillit bashkiak, të mos e aplikojnë një taksë për një sektor të caktuar, që mund të jetë prekur rëndë nga pandemia.
Ai solli rastin e sektorit të hotelerisë në Tiranë, e cila është dëmtuar rëndë për shkak të ndalimit të lëvizjeve këtë vit. Mazniku shtoi se përmes këtij ndryshimi do të krijohej mundësia e mbështetjes së bizneseve në periudha të tilla të vështira.
“Kërkesa jonë ka të bëjë me shikimin e mundësisë që t’u jepet hapësirë bashkive, që për situata si ky vit me pandeminë, të kenë mundësi që me një vendim të këshillave bashkiakë të mos aplikojnë taksa të caktuara. Për shembull, në Bashkinë e Tiranës sektori i hotelerisë është dëmtuar shumë nga situata e Covid-19, deri në nivelin 50-60%, sepse duke qenë se njerëzit nuk kanë lëvizur, hotelet nuk kanë pasur mundësi të punojnë. Një ndër politikat që Bashkia e Tiranës do të donte të aplikonte është mosmbledhja e taksës së pronës për këtë sektor, por ama ligjërisht nuk mund ta bëjmë këtë të gjë. Ne mund të bëjmë vetëm uljen me 30% të tarifës, por kjo është e pamjaftueshëm për këtë sektor, i cili është prekur masivisht nga Covid. Ne kërkojmë që të shikohet mundësia ligjore që t’i jepet e drejta bashkive, përmes një vendimi të këshillit bashkiak, që të mos e aplikojmë një taksë të caktuar për një sektor të caktuar, kur ka situata specifike si kjo”, shpjegoi nënkryetari Mazniku.
Gjatë periudhës së pandemisë, Bashkia e Tiranës vendosi një sërë lehtësirash për taksat lokale për bizneset të cilat operojnë në kryeqytet
E.M.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.3%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2989
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, apeli i kryebashkiakut Veliaj: Konsumoni produktet lokale për të ndihmuar familjet e zonës
22 Dhjetor, 12:12
-
Trafiku në Tiranë, eksperti: Problem menaxhimi i rrugëve! Propozimet për zgjidhje, parkime jashtë Unazës së Vogël e sinjalistikë e përkohshme
21 Dhjetor, 12:30
-
Konferenca e Solidaritetit Islamik, Veliaj pret Sekretarin e ISSA-s dhe presidentin e KOKSH: Më shumë partneritet për sportin
20 Dhjetor, 14:45
-
'Ore hapeni rrugën se kam fëmijët në shkollë', opozita përplaset me qytetarët para Bashkisë së Tiranës, iu bllokon rrugën
20 Dhjetor, 13:31
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor, 14:06
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor, 18:28
-
Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton buxhetin! Bursa për ekselentët, paketë ushqimore në shkolla! Veliaj: Nga 1 janari pensionistët abone falas! 7 objekte mësimore në rikonstruktim
18 Dhjetor, 18:09
-
Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas
18 Dhjetor, 17:49
-
Pesë qytetarë betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Krenar që i bashkohen energjisë së jashtëzakonshme të Tiranës
16 Dhjetor, 18:08
-
Esencë në REPORT TV, 42 kryetarët e Bashkisë së Tiranës, zgjedhjet, akuzat dhe historitë e tyre tragjikomike!
15 Dhjetor, 22:32
-
Botërori i Skive/ Veliaj pret Colturin: 2024 viti i rekordeve! Skiatorja: Emocion i veçantë
15 Dhjetor, 12:34
-
Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, Veliaj: Hapim dy muze të rinj në qytet
15 Dhjetor, 10:22