Bashkia e Tiranës premio Partizanit që u shpall kampion, Veliaj: Qyteti i Tiranës vlerëson suksesin

Bashkia e Tiranës premio Partizanit që u shpall kampion, Veliaj: Qyteti i Tiranës vlerëson suksesin

Erion Veliaj

Ashtu si në dy vitet e kaluara, kur Tirana u shpall kampione në futboll, Bashkia e Tiranës do të shpërblejë këtë vit edhe ekipin e Partizanit. Lajmin e dha kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili tha se qyteti i Tiranës vlerëson suksesin e të gjithëve. 

“Unë kam qenë transparent në këtë marrëdhënie dhe për sa kohë që kam qenë publik edhe në debatet me Federatën, rregullat vlejnë për të gjithë dhe për sa kohë kemi vendosur një rregull, ku për dy vjet ka qenë ekipi i Tiranës ai që ka marrë shpërblimin e Bashkisë së Tiranës, do të duhet ta respektojmë për të gjithë. Pas dy fitoreve të Tironës, këtë vit do të jetë Partizani ai që do të marrë premion e bashkisë, sepse besoj se duhet të jemi një qytet që vlerëson suksesin.

Për sa kohë që në majë të bashkisë sot janë dy ekipet e suksesit, do të duhet që të mbajmë këtë frymë dhe kush sjellë sukses, kush sjell kupë, kush sjell fitore, do të duhet që t’i përkulemi me respekt, ta falënderojmë nga zemra, që e ka bërë qytetin tonë me një emër dhe reputacion të jashtëzakonshëm”, tha Veliaj gjatë takimit me dy ekipet kampion të Tiranës, në volejboll dhe basketboll për meshkuj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë