Bashkia e Tiranës premton një tjetër sezon fantastik te Amfiteatri, hapen thirrjet për artistët

Bashkia e Tiranës premton një tjetër sezon fantastik te Amfiteatri, hapen thirrjet për artistët

Amfiteatri i Liqenit Tiranë

Amfiteatri i Tiranës ka nisur përgatitjen e kalendarit të ri artistik për sezonin mars-nëntor 2019 me aktivitete edukuese, promovuese,  konferenca, diplomime etj. 

Bashkia e Tiranës ka bërë me dije se të gjithë të interesuarit do të duhet të aplikojnë më parë për rezervimin e skenës në linkun: http://aprtirana.al/rezervo-amfiteatrin-e-tiranes/ ose duke dërguar email në adresën: [email protected]

Amfiteatri i Tiranës, i ndërtuar nga Bashkia e Tiranës në maj 2018, është arena më e madhe e kryeqytetit me një kapacitet prej 1334 vendesh. I pajisur me një skenë të mbuluar e me ndriçim të përshtatshëm, mirëpret publikun me koncerte, festivale, teatër, shfaqje të cirkut e kinema verore në të katër stinët, duke e shndërruar këtë pjesë të Tiranës në një pikë të rëndësishme kulturore e argëtimi për qytetarët.

r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar

OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar