Bashkia e Tiranës rikonstrukton
bulevardin dhe pastron Lanën

Bashkia e re e Tiranës është e vendosur që t’i kthejë qytetit normalitetin. Krahas masave që ka marrë në vënien në punë të të gjitha shërbimeve për qytetarët, bashkia e re në këto ditë të para të sajat, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë pastrimit dhe rehabilitimit të hapësirave publike.

Gjatë fundjavës, veç pastrimit të përditshëm të qytetit, puna ka filluar edhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku po bëhet rikonstruksioni i guralecëve të trotuareve dhe atyre rreth pemëve.

Punonjësit e Ndërmarrjes nr.2 të Bashkisë së Tiranës po punojnë për të meremetuar pjesët e dëmtuara të trotuareve duke i zëvendësuar ato me gurët origjinalë.

bulevardiVetë kryebashkiaku Erion Veliaj duket se po i ndjek nga afër të gjitha punët publike që po kryhen në Tiranë, sepse edhe këtë operacion e ka pasqyruar me një postim në Tëitter. “Gur gur, bëhet mur. Çdo ditë nga një punë, pas 4 viteve rrënim, punëtoret e qytetit i rikthehen Bulevardit e shesheve”, shkruan ai.

lanaNdërkaq, veç Bulevardit, punëtorët e ndërmarrjes nr.2 në Tiranë janë përqendruar edhe në pastrimin e mbeturinave nën urat e lumit Lana, por edhe në rregullimin dhe pastrimin e skarpateve të saj.

Aksioni do të kulmojë me aksionin e madh qytetar për pastrimin më 4 shtator, në të cilin Veliaj ka ftuar gjithë qytetarët e kryeqytetit.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti