Bashkia e Tiranës surprizë për
fëmijët,sjell "Don Kishotin" në teatër
Me rastin e festës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Çlirimit, Bashkia e Tiranës, ka marrë një iniciativë të veçantë për fëmijët e vegjël, do të organizojë shfaqen me kukulla Don Kishoti, falas për publikun e dashur të qytetit.
Me rastin e festës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Çlirimit, Bashkia e Tiranës, ka marrë një iniciativë të veçantë për fëmijët e vegjël, do të organizojë shfaqen me kukulla "Don Kishoti," falas për publikun e dashur të qytetit.
Kësaj radhe Bashkia e Tiranës merr një iniciativë për financimin e shfaqjes, duke dhënë mundësi për çdo fëmijë të shikoj aventurat e “Don Kishotit” në Teatrin Metropol çdo të shtunë dhe të dielë në orën 11:00.
“Don Kishoti” dhe aventurat e tij do të vijnë nëpërmjet kukullave këtë fundvit në Teatrin Metropol. Vepra e njohur e Servantesit është premiera e re për fëmijë në këtë teatër që do të ngjitet në skenë në datën 2 dhjetor. “Don Kishoti” vihet për herë të parë në skenë nëpërmjet kukullave, një eksperiencë e re për teatrin, e sjellë nga regjisori Klajd Ymeri.
Sipas regjisorit, komedia me kukulla “Don Kishoti” është konceptuar jo si një teatër tradicional kukullash, por në pjesën më të madhe të shfaqjes ato komunikojnë si të ishin aktorë real.
“Rrëfenjat janë ndërthurur në një bosht të vetëm në marrëdhënien midis dy personazheve kryesor, Don Kishotit dhe Sanços, në ndërthurje me të gjithë personazhet e tjerë në të pesë ngjarjet e kësaj komedie”, thotë Ymeri.
“Don Kishoti" është një zotëri nga Spanja, I cili pasi kishte lexuar shumë libra mesjetare kalorsiake vendos të bëhet dhe ai një kalorës. Kështu merr shpatën dhe mburojën dhe del në kërkim të aventurave, bashkë me mikun e tij fshatar Sanco Pançon, të cilit i premton zotërime pa fund pas fitoreve të tyre.
Ai lë çdo gjë nga jeta e tij në emër të dashurës, Dulqinjës së Tobozos. Bashkë me Sancon kërkojnë aventura, por shumë herë ato i shkojnë për ters. Në fund të veprës, Don Kishoti vdes si pasojë e temperaturës dhe rrëfyesi, të cilit Servantesi thotë se i ka dëgjuar historinë, del dhe thotë se pas vdekjes së Don Kishotit, nuk pati me asnjë kalorës.
[gallery]24951[/gallery]Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 10953
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, Këshilli Ndërfetar lutje për shëndetin e tij: Lutemi me besim dhe përulësi
12 Janar, 10:47
-
Speciale/ Burrat e Hasit sfidojnë gratë! Gatuajnë flinë 2 metra
12 Janar, 10:41
-
Moti i keq, ja si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës
12 Janar, 10:37
-
‘Në Librari’ me 3 tituj: 'Pavarësimi i Kishës Ortodokse...', botohet i plotë libri i Nolit! 'Kostumografia në art', 'Dhe pastaj, ajo u bë pemë'! 'Kujtim' te ‘Melodia e Vargut’
12 Janar, 10:29
-
‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu
12 Janar, 10:18
-
Rudina Dembacaj bëri ndryshimin drastik në pamje, miqtë nuk janë dakord?
12 Janar, 09:51
-
Arrestohet djali i Valbona Selimllarit, ja për çfarë akuzohet
12 Janar, 09:24
-
RENEA arreston Kreshnik Farrukun me urdhër të SPAK! Prangosja me kërkesë të prokurorisë së Firences! Gjykata e Durrësit e kishte lënë në arrest shtëpie
12 Janar, 09:22
-
VIDEO/ Eksploziv hotelit në Theth, ja momenti i shpërthimit
12 Janar, 09:17
-
Shkodër/ Aksi Hani i Hotit - Tamarë dhe Bogë - Theth i kalueshëm me zinxhirë
12 Janar, 09:08
-
Moti i keq/ Kapiteneria pezullon tragetet Durrës - Bari! Linja Durrës-Ankona, Vlorë-Brindisi dhe anasjelltas vijojnë normalisht
12 Janar, 08:59
-
Bora në Kukës, akset nacionale të kalueshme me zinxhirë! Pa drita disa fshatra në zonat e thella
12 Janar, 08:57