Bashkia e Tiranës vlerësohet me një tjetër çmim në Bilbao, Mazniku: Frymëzim për ndryshim

Bashkia e Tiranës vlerësohet me një tjetër çmim në Bilbao, Mazniku: Frymëzim për ndryshim

Pas shpalljes si “Kryeqyteti Europian i Rinisë” për vitin 2022, Tirana ka marrë një tjetër vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar në Bilbao të Spanjës. Një juri e specializuar e PICSA në fushën e urbanistikës dhe e biznesit vlerësoi Bashkinë e Tiranës me çmimin “Për praktikat më inovative për përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje”, sipas bashkisë.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ishte në Bilbao për të tërhequr çmimin dhe për të prezantuar disa nga nismat e ndërmarra në kryeqytet gjatë këtyre katër viteve dhe përfshirjen e qytetarëve. “Është një frymëzim sesi mund të ndryshojnë gjërat. Qenia këtu është një mundësi për të mësuar më shumë e më mirë nga njëri-tjetri, si të jemi më të përfshirë dhe në gjendje të përmirësojmë mënyrën sesi u shërbejmë qytetarëve tanë”, tha nënkryetari Mazniku.

Mazniku nënvizoi se transformimi që sipas tij ka pësuar Tirana vitet e fundit ka ardhur falë energjisë së re të krijuar përmes përfshirjes të sa më shumë njerëzve. “Së pari, një falenderim për qytetin e Bilbaos që na mikpriti, e së dyti për EBRD-në që na propozoi. Mendoj se një nga rregullat më të mëdha që një nismë të ketë sukses është përfshirja e sa më shumë njerëzve. Kjo është pikërisht ajo që bëmë edhe me nismën e pemëve: ftuam njerëzit të mbjellin pemë”, theksoi ai. Në raportin e saj, PICSA vlerëson 113 qytete nga e gjithë bota për prosperitetin gjithëpërfshirës dhe zhvillimin ekonomik.

Foto nga ceremonia dhe çmimi

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari